eksperti-banner

Sulmuesi italian, Simone Zaza do të largohet nga kampionati anglez.

Zaza iu bashkua West Ham Unitedit si huazim nga Juventusi por ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij.


Kësisoj reprezentuesi italian do të rikthehet përsëri në Serie A.

Është skuadra e Milanit që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit.

Mediat italiane kanë shkruar se Milan janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet fuqishëm edhe skuadra e njohur spanjolle Valencia. /Telegrafi/

telegrafi sport app