Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ka mbërritur një zarf i kuq.

'Vëllai i Madh' duket se ka dënuar konkurrentët për thyerjen e rregullave.


Ai ka listuar disa gjëra që mendon se banorët kanë bërë që nga fillimi i këtij edicioni.

Screenshot 9 32 Foto: Screenshot/Instagram

"Pëshpëritja, mbajtja e syzeve, dialogu në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë, personifikimi i Vëllait të Madh", janë disa nga gjërat për të cilat u dënuan ata.

Të njëjtit duhet të bëjnë gati valixhen dhe nesër (e martë) në spektakël do t'iu kumtohet vendimi.

Screenshot 10 29 Foto: Screenshot/Instagram

Pritet të shihet nëse me këtë do të eliminohet njëri nga konkurrentët e formatit.

Deri më tani nuk është zbuluar asgjë më shumë nga ana e produksionit. /Telegrafi/