LAJMI I FUNDIT:

Zanetti i lumtur me suksesin e Interit, tregon se cilën skuadër e ka frikë në finale

Zanetti i lumtur me suksesin e Interit, tregon se cilën skuadër e ka frikë në finale

Interi ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve pas 13 viteve pritje.

I lumtur me këtë arritje të madhe është shprehur edhe kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti i cili tanimë është zëvendëspresident i klubit zikaltër.


Pas 180 minutave të luajtura në derbin e qytetit ndaj rivalit lokal Milan, Interi ka kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 3-0, duke marrë dy fitore në dy ndeshje 0-2 dhe 1-0.

“Ky grup e meritonte mundësinë që të luante një tjetër finale pas 13 vitesh. Të presim të shohim rivalët nesër, por ajo që kemi bërë është e rëndësishme”, tha Zanetti.

Legjenda argjentinase dëshiron ta shmang përballjen me Real Madridin në finalen e madhe.

“Unë do të dëshiroja të shmangim Real Madrid. Kjo garë është i bërë për ta. Ishte një rrugëtim i gjatë, të përballësh një derbi në gjysmëfinale, nuk është e lehtë dhe unë e kam përjetuar si lojtar edhe ta humbas”.

Inzaghi e cilëson si të merituar kualifikimin, lëvdon ekipin dhe tregon kë dëshiron në finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Inzaghi e cilëson si të merituar kualifikimin, lëvdon ekipin dhe tregon kë dëshiron në finalen e Ligës së Kampionëve

Krejt në fund ai ka folur për bashkëkombësin e tij Lautaro Martinez.

“Jam shumë i lumtur për Lautaron, çdo vit rritet dhe tani është një lojtar kyç. Do ta mbajmë afër. A do qëndrojë gjatë? Për momentin po dhe t’i gëzohemi. Ai është shumë i lumtur këtu pasi ka shtëpinë dhe familjen. Shpresoj të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur”, u shpreh Zanetti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori