LAJMI I FUNDIT:

Youtube tani lejon përdoruesit të shikojnë disa përmbajtje në të njëjtën kohë në ekran

Youtube tani lejon përdoruesit të shikojnë disa përmbajtje në të njëjtën kohë në ekran

Nuk është sekret që Youtube po teston funksione të reja gjatë gjithë kohës.

Një nga veçoritë që Youtube ka testuar për një kohë të gjatë është edhe aftësia për të parë transmetime të shumta të përmbajtjes në të njëjtën kohë.


I njohur si Multiview, ky funksion fillimisht ishte menduar të përdorej për programe sportive, por platforma ka vendosur të zgjerojë atë edhe në programe të tjera si lajmet dhe moti.

Duke filluar nga kjo javë, Multiview do të jetë i disponueshëm për të gjithë abonentët e NBA League Pass si “Build your Multiview”, transmeton Telegrafi.

Me këtë opsion ju mund të personalizoni kombinimin e katër lojërave që dëshironi të shikoni në ekranin tuaj njëkohësisht.

Ja hapat që duhet të ndiqni për ta aktvizuar funksionin:

Hap Youtube TV në televizorin tuaj inteligjent

Klikoni në një lojë live

Do të shihni opsionin “Watch in Multiview”, i cili iu lejon të vazhdoni me opsionin tjetër për personalizim “Build a Multiview”

Zgjidhni lojërat e disponueshme për t’i shikuar

Përveç abonimit në Youtube TV, ju duhet të paguani edhe 13.91 euro për të përfituar nga veçoria “Build your Multiview”.

Se si ky funksion do të zgjerohet, pritet të shihet në të ardhmen jo fort të largët. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori