LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Manchester Cityt, Kyle Walker është përzënë nga gruaja e tij pas kapjes duke bërë orgji dhe një sërë skandalesh tjera

Ylli i Manchester Cityt, Kyle Walker është përzënë nga gruaja e tij pas kapjes duke bërë orgji dhe një sërë skandalesh tjera

Ylli i Kombëtares së Anglisë, Kyle Walker është përzënë nga gruaja e tij, Annie Kliner, në rezidencën luksoze ku ata jetonin.

Futbollisti i Manchester Cityt, 33 vjeç, nuk jeton më në vilën e madhe dhe luksoze të familjes në vlerë prej 2.5 milionë funtesh (2.9 milionë euro) në Cheshire, shkruan The Sun.


Në një deklaratë publike të publikuar në InstaStory, Annie tha: “Unë po e postoj këtë si përgjigje ndaj pyetjeve në rritje të mediave së fundmi në lidhje me martesën time me Kyle dhe në një përpjekje për të mbrojtur familjen time kundër intensitetit të vëmendjes së mediave”.

Foto: Getty Images

“Mjerisht, pas shumë vitesh martesë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm së bashku, kam vendosur të largohem nga Kyle”.

“Nuk dua të komentoj më mbi pozicionin. Tani për tani, kërkoj që të respektohet privatësia e vetes dhe tre fëmijëve tanë të vegjël në këtë kohë të vështirë”, shkroi ajo.

Ndarja tronditëse vjen pas një sërë skandalesh seksuale që përfshinin mbrojtësin e Anglisë, i cili ishte kapiten i vendit të tij për herë të parë në nëntor.

Foto: Annie Kliner/Instagram

Dyshja u takuan për herë të parë në qytetin e tyre Sheffield kur ajo ishte 15 vjeçe dhe ai 17.

Ai u transferua nga Sheffield United në Tottenham dhe u zgjodh si një lojtar i rregullt i ekipit të parë.

Por Walker u përfshi nga një sërë polemikash pas transferimit të tij prej 50 milionë funtesh në Manchester City në vitin 2017.

Annie e dëboi atë në vitin 2019 pasi ylli i “Ex On The Beach”, Laura Brown tha se ata vazhdimisht endeshin bashkë me veturën e tij të tipit “Bentley”.

Foto: Instagram

Ajo e mori përsëri në shtëpi burrin e saj, por ia tregoi sërish derën kur kuptoi se influencuesja e Instagramit, Lauryn Goodman, 32 vjeçe, ishte shtatzënë me të.

Annie i tha The Sun të dielën: “Ai më lutej që ta merrja përsëri, por deri në korrik ai ishte përsëri me të. As tre muaj më vonë dhe dikush ishte shtatzënë, fëmija im më i vogël ishte një vjeç. Ishte si një makth”.

“Kush e bën këtë? Nuk e di më se cilat janë mendimet apo ndjenjat e mia. Ndihem e vdekur brenda. Çdo ditë është e mbushur me dhimbje”, tha ajo.

Walker u transferua më pas në një banesë afër Hale, Cheshire – por më pas u kap duke shkelur rregullat anti-COVID të izolimit duke bërë një orgji me dy prostituta.

Foto: Getty Images

Mbrojtësi dhe shoku i tij ranë dakord t’i paguanin 2200 funte në para të gatshme shoqërueses Louise McNamara, 21 vjeçe dhe një braziliane 24-vjeçare.

Ai kërkoi falje përpara se të thyente rregullat anti-COVID të izolimit për herë të dytë vetëm disa javë më vonë gjatë vizitave për të parë familjen e tij.

Pavarësisht se kishin një fëmijë tjetër, çifti u ribashkua pasi Annie u zotua të qëndronin së bashku për hir të tre fëmijëve të tyre të vegjël.

Marsin e kaluar, ylli i Cityt u pa nëkamerat CCTV duke ekspozuar veten në një bar dhe duke pirë me një grua.

Ai mund të shihej duke vallëzuar në mënyrë provokuese me gruan (e cila nuk ishte bashkëshortja e tij) – dhe një shoqe pasi mbërriti në lokal i dehur me shokët meshkuj.

Walker më vonë vullnetarisht u lajmërua në një stacion policie për një intervistë për ekspozim të pahijshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori