LAJMI I FUNDIT:

Ylli është skuadra e parë që e ka fituar Ligën Unike dhe Superkupën Mbarëkombëtare në edicionin e kaluar

Ylli është skuadra e parë që e ka fituar Ligën Unike dhe Superkupën Mbarëkombëtare në edicionin e kaluar
(Foto: ligaunike.com)

Më 20 dhe 21 prill zhvillohet Final 4 i Ligës Unike te meshkujt. Kjo është hera e parë që organizohet në Kosovë, ku do të përballen Golden Eagle Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni 16.

Në fakt, ky është edicioni i parë i kësaj lige në këtë format, pasi në edicioni i kaluar ishte zhvilluar në formë të Final 8, për shkak të pandemisë me COVID-19.


Final 8 ishte mbajtur në Rahovec dhe në Durrës, ku Golden Eagle Ylli në finale mundi Pejën me rezultat 79-82. Ky ishte trofeu i parë i Ligës Unike që shkoi në skuadrën nga Suhareka, për të cilën gjithashtu ishte trofeu i parë në histori të klubit.

Më pas u kurorëzuan kampion të Kosovës, si dhe fituan edicionin e parë të Superkupës Mbarëkombëtare. Kjo garë ishte zhvilluar vitin e kaluar në Durrës dhe Shkodër, ku morën pjesë kampionët dhe fituesit e Kupës së Kosovës dhe Shqipërisë: Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Teuta dhe Vllaznia e Shkodrës. Në finale Ylli mundi Prishtinën me shifrat 76-67.

MVP i Final 8 ishte shpallur Erjon Kastrati, ndërsa i Superkupës Mbarëkombëtare, Mikaile Tmusiq.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori