LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Chelseat u poshtërua, tifozët festuan kur trajneri e nxori nga loja

Ylli i Chelseat u poshtërua, tifozët festuan kur trajneri e nxori nga loja

Chelsea po luan një tjetër sezon katastrofik në Ligën Premier dhe tashmë është e qartë se nuk ka asgjë për të luftuar për kreun e tabelës dhe rezultatin e fundit të keq Blutë e kanë shënuar të dielën.

Në stadiumin Molineux, ata u mundën nga skuadra vendase Ëolverhampton me rezultat 2-1 dhe gazetari i Sky Sports, Adam Bate zbuloi një detaj interesant që e vuri re pasi trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino vendosi të largonte nga loja sulmuesin Nicolas Jackson.


Sipas gazetarit Bate, tifozët e Chelseat e festuan largimin e Jacksonit sikur të ishte një gol për skuadrën e tyre dhe arsyeja është sigurisht paraqitjet e tij të dobëta.

Megjithatë, fakti interesant është se pavarësisht ndeshjeve vërtet të këqija dhe humbjeve të shumta këtë sezon, Jackson aktualisht është golashënuesi më i mirë i Chelseat në Ligën Premier me 7 gola.

Sulmuesi senegalez mbërriti në Stamford Bridge këtë verë nga skuadra spanjolle Villarreal në një transferim me vlerë rreth 40 milionë euro.

Në gjithsej 21 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ai shënoi 8 gola dhe regjistroi një asistim, dhe Chelsea aktualisht është në vendin e dhjetë në tabelë me vetëm 22 pikë nga 18 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori