LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Barcelonës, Griezmann ndërpret marrëveshjen me kompaninë Huawei, shkak bëhet pjesëmarrja e kompanisë në diskriminimin e ujgurëve

Ylli i Barcelonës, Griezmann ndërpret marrëveshjen me kompaninë Huawei, shkak bëhet pjesëmarrja e kompanisë në diskriminimin e ujgurëve

Futbollisti francez Antoine Griezmann i dha fund marrëveshjes së marketingut me kompaninë telefonike Huawei të enjten.

Lajmin e ka konfirmuar betë sulmuesi i Barcelonës në profilin e tij në Instagram.


Shkas për shkëputjen e kontratës milionëshe është bërë, sipas Griezmann, pasi Huawei është pjesë e atyre që diskriminojnë komunitetin mysliman në Kinë që njihen si ujgur.

“Pas dyshimeve të forta se kompania Huawei ka kontribuar në zhvillimin e një ‘alarmi Uighur’ falë softuerit të njohjes së fytyrës, unë ju njoftojë për ndërprerjen e menjëhershme të partneritetit tim me kompaninë”, ka shkruar Griezmann.

Rreth keqtrajtimit të këtij komuniteti, kohëve të fundit kanë reaguar edhe figura të njohura të sportit dhe biznesit.

Kompania ka thënë se janë të habitur me vendimin e francezit dhe se e kanë ftuar, për tu takuar dhe të shpjegohet puna që po bëhet, duke shtuar që kompania nuk ka tendenca diskriminuese.

Kina është përballur me një breshëri kritikash për trajtimin e saj ndaj pakicës së ujgurëve.

Besohet se qeveria kineze ka arrestuar deri në një milion ujgurë në provincën Xinjiang në ato që shteti i përcakton si “kampe të riedukimit”.

Ndër më të zëshmit rreth kësaj çështjeje ka qenë mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Përfaqësueset
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Tenis
Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori