eksperti-banner

Yll Limani ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga e re mban titullin “Me jetu”, dhe erdhi si dhuratë e ditëlindjes nga këngëtari për fansat e tij.


Limani ka njoftuar se ky projekt është lansuar vetëm në platformën Spotify, ndërsa në kopertinë ka vendosur një imazhe nga fëmijëria.

ylllimani 239245462 1013121882757114 3940786328495093845 n Foto: Yll Limani/Instagram

“Me jetu” e sapo publikuar në Spotify, dhurata ime e ditëlindjes për të gjithë ju”, ka shkruar Ylli sipër postimit që ka bërë për fansat në Instagram.

Kujtojmë që kënga e tij e fundit ishte bashkëpunimi me Elvanën “E di X Marre”.

Ndryshe, dje këngëtari ka festuar ditëlindjen e 27-të, ndërsa pranoi urime të shumta nga kolegët, miqtë dhe fansat e tij. /Telegrafi/