LAJMI I FUNDIT:

Xhirime edhe në Kosovë, Serbia angazhon Johnny Deppin për një film kundër bombardimeve të NATO-s gjatë vitit 1999

Xhirime edhe në Kosovë, Serbia angazhon Johnny Deppin për një film kundër  bombardimeve të NATO-s gjatë vitit 1999

Shteti serb edhe njëherë po mundohet që përmes artit të shtrembërojë të vërtetën rreth krimeve kundër popullatës civile gjatë vitit 1999.

Në fillim të muajit mars, në më shumë se 100 vende në Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe në të gjithë Ballkanin, do të fillojnë xhirimet e filmit dokumentar rreth bombardimeve NATO-s gjatë vitit 1999.


Filmi do të përkthehet në tetë gjuhë dhe si protagonist kryesor pritet të jenë Nikita Mihalkov dhe Johnny Depp.

Pas premierës që do të jepet më 24 mars të vitit të ardhshëm në Serbi, në kuadër të njëzet vjetorit të bombardimeve të NATO-s për të parandaluar krimet serbe në shtetin e Kosovës, planifikohet që filmi të shfaqet në të gjithë botën, madje edhe në vendet e NATO-s.

Në film do të përfshihen histori të viktimave të bombardimeve, duke përfshirë edhe efektet e uraniumit të varfëruar dhe hedhjes së kimikateve në ujëra, por nuk do të dëshmohen krimet serbe në Kosovë.

“Dua që bota nëpërmjet këtij filmi të shikojnë se kë e bombarduan dhe se ne nuk jemi “njerëz të egër” në Ballkan, por njerëzit e kulturave të lashta, ku botës i kemi dhënë Teslën, Pupinin, Milutin Milankoviqin”, shpjegon producenti i filmit, Nemanja Nedeljkoviq.

Filmi do të paraqesë dëshmi për një katastrofë ekologjike, jo vetëm në Serbi, por edhe në të gjithë Ballkanin, ku do të përfshihen edhe ekspertë nga disa prej institucioneve më të famshme shkencore në botë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori