eksperti-banner

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas fitoren së thellë në Ligën Premier ndaj Evertonit.

Arsenali fitoi ndaj Evertonit me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi në stadiumin Emirates.


Kjo fitore ka kthyer vetëbesimin te skuadra e Arsene Wengerit, e cila bëri disa lëvizje të mira në javën e fundit të afatit kalimtar.

Pas largimit të Alexis Sanchezit te Manchester Unitedi, Arsenali afroi Henrikh Mkhitaryanin, Pierre-Emeric Aubameyangun dhe vazhdoi kontratën e Mesut Ozilit.

Këto lëvizje ndryshuan pozitivisht atmosferën në ekipin londinez, të cilët në pasditen e së shtunës shkatrruan Evertonin.

Pas kësaj fitore ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili reagoi në rrjetet sociale duke falënderuar tifozët për mbështetjen në një fitore të madhe.

Granit Xhaka 1 Granit Xhaka pati paraqitje të mirë ndaj Evertonit (Getty Images)

"Ndjenjë e mrekullueshme pas një fitore të madhe dhe shpresoj që të vazhdojmë".

"Falënderojë tifozët tanë për mbështetjen e tyre fantastike", ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

telegrafi sport app