LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Nuk besoj se Ali Ahmeti do të kandidojë për president

Xhaferi: Nuk besoj se Ali Ahmeti do të kandidojë për president

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka deklaruar se Ali Ahmeti nuk do të kandidojë për president të shtetit.

Taravari sfidon Ahmetin në garën për president: Le të zgjidhë publiku se cili është kandidati më i përshtatshëm
Lexo po ashtu Taravari sfidon Ahmetin në garën për president: Le të zgjidhë publiku se cili është kandidati më i përshtatshëm

“Zotëri Ahmeti ka mision dhe nuk është pretendent për funksion siç e di dhe mendoj se nuk do ta pranojë.


Nuk ka nevojë të dëshmohet dhe të tregojë kush është dhe sa pas 50 viteve kontribut në gjërat në këtë shtet dhe për këtë shtet dhe qytetarët e këtij shtetit. Misioni i tij është Europa dhe BE dhe po punon në atë mision. Nuk mendoj se e ka prioritet garimin në lidhje me këtë funksion. Po të donte funksion do ta mund ta kishte cilën ta donte”, tha Xhaferi.

Xhaferi gjithashtu foli edhe për fushatën zgjedhore dhe tha se nuk duhet të ketë para buxhetore për reklama partiake.

“Qëndrimi im është që të mos ketë para buxhetore për reklama në aspektin parazgjedhor. Por ju do të shkoni në shtëpitë tuaja për të pyetur pse ata insistojnë në atë ligj. Do të akuzohem sërish, e di, por qëndrimi im është që të mos ketë para buxhetore për atë punë”, tha Xhaferi gjatë vizitës së sotme në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Aty theksohet se kundër kësaj çështje ka folur edhe në vitin 2019, kur kanë ndodhur ndryshimet në Ligjin për Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori