LAJMI I FUNDIT:

Xavin e kënaqin dy transferimet e ditës së fundit: Janë futbollistë fitues

Xavin e kënaqin dy transferimet e ditës së fundit: Janë futbollistë fitues

Barcelona arriti që në ditën e fundit të afatit kalimtar veror të nënshkruajë me dy futbollistë shumë të kërkuar.

Fjala është për dy protugezët, mbrojtësin Joao Cancelo dhe sulmuesin Joao Felix që iu bashkuan katalunasve në formë huazimi.


Mbrojtësi anësor erdhi nga Manchester City derisa sulmuesi nga Atletico Madrid, por katalunasit nuk e kanë të drejtën e blerjes së tyre në fund të sezonit.

Barcelona prezanton dy goditjet e mëdha të ditës së fundit të afatit kalimtar
Lexo po ashtu Barcelona prezanton dy goditjet e mëdha të ditës së fundit të afatit kalimtar

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka grumbulluar të dy lojtarët për ndeshjen ndaj Osasunës, derisa është shprehur i lumtur që i ka nën urdhrat e veta.

“Cancelo më ka pëlqyer gjithmonë, është lojtar që ka luajtur në nivele të larta dhe është fitues. Ndërsa Felix mund të luajë në disa pozicione, kjo është diçka pozitive sepse mund të përgjigjet kudo ka nevojë ekipi”, u shpreh Xavi.

Ëndërr e bërë realitet, Cancelo: Dua t'i fitoj të gjithë trofetë me Barçën
Lexo po ashtu Ëndërr e bërë realitet, Cancelo: Dua t'i fitoj të gjithë trofetë me Barçën

Ai ka folur edhe për përballjen me Osasunën, ky synon të arkëtojë tre pikët.

“Osasuna luajnë fort në shtëpi, do të jetë një ndeshje e komplikuar. Sapo janë eliminuar nga Liga e Konferencës dhe nuk janë në situatën më të mirë të mundshme, megjithatë do të jetë e vështirë, por ne duam të marrim maksimumin”, deklaroi Xavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori