LAJMI I FUNDIT:

Ëndërr e bërë realitet, Cancelo: Dua t’i fitoj të gjithë trofetë me Barçën

Ëndërr e bërë realitet, Cancelo: Dua t’i fitoj të gjithë trofetë me Barçën

Joao Cancelo ka kompletuar huazimin e teij nga Manchester City te gjiganti katalunas Barcelona.

Mbrojtësi i majtë portugez prej vitesh kërkohej nga katalunasit, por vetëm tani ka mundur ta bëjë këtë hap.


Në fakt për portugezin është një ëndërr e bërë realitet, pasi ai ka thënë se gjithmonë ka ëndërruar të luante për Barcelonën. Pas prezantimit

“Është një ëndërr e realizuar. Dua të falënderoj familjen time, miqtë e mi dhe nënën time, e cila më shikon nga qielli. Ajo e dinte që doja të luaja këtu”.

“Barça ka qenë gjithmonë klubi i ëndrrave të mia, kam dashur të luaj këtu. Unë identifikohem shumë me kulturën e këtij klubi. Jam shumë i emocionuar”, deklaroi Cancelo.

Barcelona prezanton dy goditjet e mëdha të ditës së fundit të afatit kalimtar
Lexo po ashtu Barcelona prezanton dy goditjet e mëdha të ditës së fundit të afatit kalimtar

Anësori portugez është i qartë në synimet që ka, pasi dëshiron të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm me katalunasit.

“Vij me përkushtim dhe me përulësi për të punuar. Më pëlqen presioni dhe shpresoj që të jetë një sezon plot trofe. Mund të jap kontributin tim me punë, përkushtim dhe të jem gjithmonë me ekipin për të fituar tituj”.

“Tashmë njoh disa nga kolegët e mi dhe mendoj se janë një grup spektakolar. Do të jetë një sezon i shkëlqyer për ne. E pres me padurim dhe shpresoj të kem shumë angazhim dhe punë. Shpresoj të fitoj të gjithë titujt e mundshëm”, u shpreh Cancelo. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori