LAJMI I FUNDIT:

Xavi pas humbjes: E dominuam Real Madridin, merituam finalen

Xavi pas humbjes: E dominuam Real Madridin, merituam finalen

Xavi Hernandez bëri vlerësimin e El Clasicos, në të cilën Barcelona e tij u mposht nga Real Madridi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Barcelona humbi 3-2 pas vazhdimeve ndaj Real Madridit, pasi loja e rregullt u mbyll me barazim 2-2.


Golat u shënuan nga Vinicius Junior, Karim Benzema dhe Federico Valverde për Realin, ndërsa për Barçën shënuan Luuk de Jong dhe Ansu Fati.

“Sot e kisha të qartë se ishte një ditë përgjegjësie me topin. Sot është një ditë për të pasur moral të lartë, edhe pse në fund humbëm. Luajtëm plot 90 minuta. Tranzicionet e Madridit ishin humbjet tona”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

Spektakël në Arabi, Real Madridi mposhtë Barcelonën pas vazhdimeve dhe shkon në finale të Superkupës së Spanjës
Lexo po ashtu Spektakël në Arabi, Real Madridi mposhtë Barcelonën pas vazhdimeve dhe shkon në finale të Superkupës së Spanjës

“Ne ishim superiorë ndaj Real Madrid në shumë momente. Nuk mund të kemi moral të lartë sepse humbëm. Është një kthesë shumë e rëndësishme”.

“Ne patëm mundësi barazimi 3-3 në disa raste. Ata gjithashtu ta bëjnë rezultatin 4-2. Është turp, është inat. Ne mund të jemi krenarë për lojën që kemi luajtur”.

“Kemi dominuar në shumë faza, kemi luajtur me disa komplekse. Për shkak të gabimeve tona të mos ndalimit të kundërsulmeve, të cilat i kishim diskutuar. Ata shfrytëzuan gabimet tona”.

“Largohemi me krenari, por sigurisht të trishtuar për rezultatin. Një ndjenjë shumë e keqe për disfatën, por krenarë për lojën dhe për dominimin e kundërshtarit. Na mungon durimi dhe përgjegjësia. Kanë kaluar dy muaj, por jemi në rrugën e duhur. Na duhet ajo pikë kthese për të shkuar lart”.

Barcelona 2-3 Real Madrid, notat e lojtarëve: Ousmane Dembele më i miri në fushë
Lexo po ashtu Barcelona 2-3 Real Madrid, notat e lojtarëve: Ousmane Dembele më i miri në fushë

“Nuk kam ankesa për lojtarët, për shkak të angazhimit të tyre. Ata të gjithë duan të luajnë dhe disa prej tyre janë shumë të rinj dhe ne duhet t’i ndalojmë ata. Por është koha që të marrim rezultate. Ne i rikuperuam lojtarët dhe tani është më e vështirë për të bërë formacionin”.

“Nëse flasim për sot, ne jemi afër. Në ligë jemi 17 pikë prapa. Sot kemi konkurruar. Nëse hedhim një monedhë dhe Barça kalon, asgjë nuk ndodh. Barça gjithashtu meritonte të kalonte në finale. Jemi në rrugën e duhur”.

“Real Madridi gjithashtu pati ndjenjën se ne patëm kalimin në finale. Kemi ndjenjën e zemërimit, impotencës. Nesër do ta shohim më mirë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori