LAJMI I FUNDIT:

Xavi i ka treguar arsyet Ansu Fatit pse nuk po e lë titullar te Barcelona

Xavi i ka treguar arsyet Ansu Fatit pse nuk po e lë titullar te Barcelona

Ansu Fati është njëri nga talentet më të mëdhenj në Spanjë dhe jo vetëm.

Por sulmuesi i talentuar nuk po luan shumë këtë edicion te Barcelona dhe për këtë ka një arsyeje.


Fati ka qëndruar në fushë vetëm për 225 minuta këtë sezon, ku ka treguar vlerat e tij.

Gazeta katalunase Mundo Deportivo ka raportuar në një artikull special se trajneri Xavi Hernandez i ka shpjeguar arsyet Ansu Fatit se pse nuk po i jep më shumë hapësira.

Sulmuesi i ri ka pësuar probleme të ndryshme fizike që nga fillimi i sezonit dhe nuk ka mundur të vendoset si një lojtar kyç në skemat aktuale të Xavi Hernandez .

Edhe pse i ka dhënë mundësinë për të startuar vetëm në një ndeshje (kundër Viktoria Plzen, në Ligën e Kampionëve ), trajneri i Barcelonës ruan besimin e tij të plotë te futbollisti.

Siç raportohet nga Mundo Deportivo , trajneri katalunas dëshiron që lojtari të rikupërohet pa nxitim dhe kjo është arsyeja pse nuk po i jep më shumë minuta.

“Trajneri këmbëngul se Ansu Fati në moshën 19-vjeçare ka përpara gjithë karrierën e tij sportive, se e rëndësishme është të rikuperohet mirë, të ketë besim dhe pjesa tjetër do të vijë vetë ”, shkruan gazeta katalunase.

Ansu Fati mbetet në ankth nëse do të ftohet nga Spanja për Kampionatin Botëror, por te Barça do të ishin të lumtur edhe nëse nuk do të ftohej ylli i tyre pasi pushimi gjatë botërorit do t’i ndihmonte të rikuperohej 100 për qind. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori