LAJMI I FUNDIT:

Xavi i drejtohet vëllait të Messit, pas deklaratës që bëri jehonë në internet

Xavi i drejtohet vëllait të Messit, pas deklaratës që bëri jehonë në internet

Xavi Hernandez u përpoq të qetësonte situatën nga deklarata e krijuar prej vëllait të Lionel Messit në lidhje me Barcelonën ditë më parë.

Trajneri foli edhe për kohën e Quique Setien në klub në prag të vizitës në Estadio de la Ceramica.


Vëllai i Messit, Matias pohoi se Barcelona është e famshme vetëm për shkak të fituesit të Kupës së Botës, por që atëherë ka kërkuar falje.

Vëllai i Messit: Barca u bë e njohur nëpër botë për shkak të Leos, më përpara njihej vetëm Reali
Lexo po ashtu Vëllai i Messit: Barca u bë e njohur nëpër botë për shkak të Leos, më përpara njihej vetëm Reali

“Nëse ai ka kërkuar falje, kjo është në rregull”, deklaroi Xavi. “Unë e njoh mirë familjen e Messit. Ata janë njerëz mirënjohës, të përulur, kanë punuar shumë për të qenë aty ku janë”.

“Ndonjëherë ne bëjmë gabime. Unë jam i pari që kërkoj falje kur bëj një gabim dhe Matias e ka bërë atë. Nuk ka nevojë t’i japim më shumë rëndësi”.

Barcelona e Xavit përballet me Villarrealin duke shpresuar të mbajë epërsinë e saj prej 8 pikësh në krye të La Ligas. Njeriu në zonën afër fushës do të jetë Quique Setien, i cili ishte trajner i Barcelonës për tetë muaj në 2020.

Lajm i hidhur për tifozët e Barcelonës: Klubi ka vendosur për ndryshime rrënjësore nga vera e këtij viti
Lexo po ashtu Lajm i hidhur për tifozët e Barcelonës: Klubi ka vendosur për ndryshime rrënjësore nga vera e këtij viti

Villarreal qëndron në vendin e shtatë në tabelë, pak jashtë vendeve evropiane.

“Mendoj se Setien po bën një punë shumë të mirë”, shtoi Xavi. “Ai ka një ekip të madh, qendërmbrojtës të mirë, Parejo që është i jashtëzakonshëm, Reina është shumë i rëndësishëm dhe ruan qetësinë”.

“Një nga çelësat do të jetë ai që ka topin. Kushdo që ka topin do të ketë më shumë shanse për të fituar”, shtoi më tej strategu i Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori