LAJMI I FUNDIT:

Lajm i hidhur për tifozët e Barcelonës: Klubi ka vendosur për ndryshime rrënjësore nga vera e këtij viti

Lajm i hidhur për tifozët e Barcelonës: Klubi ka vendosur për ndryshime rrënjësore nga vera e këtij viti

Barcelona është e vendosur të zvogëlojë numrin e mbajtësve të biletave sezonale në edicionin e ardhshëm në 70 për qind.

Blaugranët, të cilët aktualisht kanë tetë pikë më shumë se Real Madridi në krye të tabelës së La Ligës, po rinovojnë Camp Noun.


Projekti ka qenë i gatshëm nga viti 2016, pasi Barça po kërkon të modernizojë terrenin e tyre – i cili u ndërtua për herë të parë në 1957.

Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj Manchester United
Lexo po ashtu Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj Manchester United

Barça shpreson të rrisë kapacitetin nga 99,000 në 110,000 dhe pritet të përfundojë në vitin 2025.

Megjithatë, ndërsa qëllimi është që të lejohen më shumë njerëz të shikojnë ekipin katalanas në shtëpi, më pak tifozë do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjet sezonin e ardhshëm.

Për shkak të punës në Camp Nou, Barca do të luajë në Estadi Olimpic Lluis Companys (ish Estadio de Montjuic) për sezonin 2023/24.

Ndryshime befasuese në listën e Barcelonës për në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Ndryshime befasuese në listën e Barcelonës për në Ligën e Evropës

Kapaciteti për stadiumin, i cili priti Lojërat Olimpike të 1992 dhe aty ku Espanyoli luajti disa ndeshjes, aktualisht ka kapacitetin 55,962 ulësesh – 44,000 më pak se stadiumi i tyre.

Dhe sipas Mundo Deportivo, Zëvendës-Presidentja e Barçës, Elena Fort ka konfirmuar se vetëm 25,000 bileta sezoni do të vihen në dispozicion.

Edhe nëse disa i vendosin biletat e tyre në shitje të përgjithshme, është një rënie monumentale prej 70 për qind nga 83,000 mbajtës të tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori