LAJMI I FUNDIT:

“Wonder”, arrin filmi më prekës i vitit në Cineplexx! (Foto/Video)

“Wonder”, arrin filmi më prekës i vitit në Cineplexx! (Foto/Video)

Këtë javë, Cineplexx fillon me shfaqjen e filmit WONDER, një film familjar i zhanrit dramë. Ky film është pa dyshim filmi më prekës i vitit. Në këtë artikull do t’I zbuloni 5 arsyet pse duhet ta shikoni këtë film.

Bazur në romanin me të shitur të New York Times, WONDER rrëfen historinë frymëzuese dhe ngushëlluese të August Pullman, një djali me një fytyrë më ndryshe, i cili hyn në klasë të pestë, duke shkuar kështu për herë të parë në shkollë. Ja vetëm disa nga aryset pse duhet ta shikoni WONDER:

Është film emocional – Kjo ngjarje është e mbushur me plot emocione dhe ndjenja. Jo vetëm hidhërim, por pa dyshim ju bën të ndieni lumturi, si dhe ka shumë momente qesharake. Babai I August, është një karakter që i dhuron filmit shumë momente komike. Në themel, është film që që nga fillimi deri në fund, ka skena që ju bën të qesh dhe qaj në të njejtën kohë. Filmi është posaqërisht i këndshëm të shijohet me familje.

Aktorët – Filmi sjell një grup të mrekullueshëm të aktorëve duke përfshirë Julia Roberts, Owen Wilson, Mandy Patinkin, Daveed Diggs dhe Jacob Tremblay. Ju mund të mbani mend Jacob Temblay nga filmi fitues i Oskarit, Room. Jacob Tremblay është bërë një yll në Hollivud, edhe pse ai është vetëm 11 vjeç. Ai luan rolin e Auggie-t në film! Të gjithë këta aktorë ndihmojnë në krijimin e botës së Auggie Pullman dhe do ta bëjnë filmin shumë më të mirë!

Familja – Mesazhi më I fuqishëm që ky film paraqet është rëndësia e familjës. Wonder paraqet sfidat e prindërve në rrugëtimin e tyre për ta edukuar djalin e tyre të veçantë. Këto sfida tregojnë se askush nuk është perfekt. Fëmijët që shikojnë këtë film mund ta shohin se sa vështirë është të jesh prind, dhe ta vendosin vetën në pozitën e tyre.

Mëson mirësjelljen – Kur e kanë përshkruar WONDER si filmi “më edukues i vitit”, fjala ka qenë për arsyen e katërt pse duhet shikuar ky film. Kjo ka të bëjë me mirësjelljën, e cila është një ndër temat kryesore të filmit. “Zgjidhni Mirësinë” është morali i tregimit të filmit. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është prioritizimi i mirësisë mbi çdo gjë tjetër.

Rëndësia e shoqërisë – Për deri sa aktorët e mëdhenj mund të japin jenë një arsye për ta shikuar filmin, janë fëmijët që me të vërtetë e bëjnë këtë film diçka të shkëlqyeshme! Është me të vërtetë një film për fëmijët. Romani i Wonder ndjek më shumë aventurën e Auggie, ndërsa në film shikuesit e shohin rrugëtimin e tij prej pikëpamjës së miqve dhe motrës së tij. Ky film paraqet në mënyrë fantastike se sa me rëndësi është pranimi i një personi më ndryshe në shoqëri.

Filmi nga regjisori Stephen Chbosky, ka një tematikë të shkëlqyeshme për fëmijë. Kritikët përpos që e kanë vlerësuar si një film me kinematografi të mrekullueshme, e kanë cilësuar si një film edukativ sidomos për fëmijët e shkollës fillore. Filmi ka filluar të shfaqet në SHBA, dhe të gjitha shkollat fillore janë duke i dërguar nxënësit për ta parë filmin për shkak se është shumë edukues për fëmijët, duke ju mësuar të mos bëjnë dallime mes njeri tjetrit dhe të dijne t’i pranojnë te gjithë fëmijët si të njejtë.

Për më shumë: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Wonder/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori