LAJMI I FUNDIT:

Wolfsburgu i fortë për Kukësin, për gjermanët shënon edhe Admir Mehmedi

Wolfsburgu i fortë për Kukësin, për gjermanët shënon edhe Admir Mehmedi

Kukësi është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi ka pësuar humbje të thellë në Air Albania Stadium.

Skuadra shqiptare nuk ia doli t’i bëjë ballë gjigantin gjerman Wolfsburg, teksa është mposhtur me rezultat të thellë 0-4.


Nënkampionët e Shqipërisë përtej disfatës së thellë u munduan të përballeshin si të barabartë me këtë kundërshtar të fortë dhe në të paktën dy raste ishin të pafat, duke humbur një 11-metërsh dhe goditur traversën.

Sigurisht që diferencat në cilësi u ndien në rastet e krijuara, me “Ujqërit” që ishin më efikase para portës.

Wout Weghorst zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar pasigurinë e Obanor në spastrimin e zonës, ndërsa në të 33-ën dyfishoi shifrat Lacroix. Vetëm pak çaste më vonë Kukësit iu dha mundësia të rihapte ndeshjen, por goditja e fortë e Rrocës nga pika e bardhë e penalltisë u devijua nga portierin Casteels.

Kukësi hyri në fushë me mentalitetin e duhur në pjesën e dytë, por ishte i pafat në minutën e 57-të, kur goditja diagonale e Gashit, i hedhur në fushë në vend të Mustës, u stampua në traversë.

Pak minuta më vonë Gega hodhi në fushë Zenel Gavazajn në vend të Musollit e më pas sulmuesin Cooper për Rrocën (luajti ndeshjen e fundit me Kukësin, pasi do t’i bashkohet Istanbulsporit), por nga cënimi i ekuilibrave në fazën mbrojtëse përfitoi Wolfsburgu, që shënoi golin e tretë me Wegorhst në minutën e 74-t. Rezultatin përfundimtar 0-4 e vulosi një shqiptar, pikërisht Admir Mehmedi, i shërbyer nga Schlager. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori