Ish-ambasadori William Walker ka thënë se nuk është vazhduar kontrata e tij me Presidencën e Kosovës.
Emri i tij u bë shumë i përfolur edhe një herë në Kosovë. Gjithçka nisi, kur ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, foli për një kontratë që presidenca ka me “Fondacionin Walker”.
E vet William Walker, vendosi që për herë të parë pas kësaj situate, t’i sqarojë detajet rreth kësaj ngjarje.
Këtë ai e ka bërë në një intervistë për T7.
Ndonëse kontrata nuk është vazhduar ende zyrtarisht, William Walker tregon se kjo varët nga Presidenca, e jo nga ai. Ai tregon se u.d, Vjosa Osmani, e ka thirrur në telefon pas reagimeve të shumta në Kosovë, pasi nuk iu vazhdua kontrata.
“Kemi biseduar disa ditë më parë. Ajo telefonoi dhe më shpjegoi për atë që ndodhi me keqinterpretimin e fjalëve të saj, por kontrata nuk është zgjatur zyrtarisht. Ne do të duhet të diskutojmë për një kontratë të re me Presidencën, me Vjosa Osmanin, nëse duam ose jo një kontratë të re, ose nëse ata duan një kontratë të re. Kështu që ne diskutuam shumë gjëra, unë shpjegova më hollësisht se për çfarë u themelua fondacioni dhe çfarë jam përpjekur të bëj për Kosovën për 20 vjet në fakt, por si një fondacion për disa vitet e fundit”
Ish ambasadori i OSBE-së, që në kohë lufte ia zbuloi botës krimet që Serbia po kryente në Kosovë, tregoi se çfarë veprimtarie kishte ky fondacion.
“Ne kemi themeluar fondacionin për të ndihmuar në thelb çështjen shqiptare, jo vetëm Kosovën ose Shqipërinë, por për shqiptarët kudo në diasporë, në vendlindje për t’i ndihmuar në bashkimin e tyre në mënyrë që ata të punojnë më mirë së bashku. Dhe na thanë që nëse fondacioni dëshironte të ndihmonte Kosovën, mënyra më e mirë e mundshme ishte të arrihej një marrëveshje me Presidencën, jo personalisht me Hashim Thaçin, për të parë nëse mund të bashkëpunojmë në një farë mënyre për të ndihmuar fondacionin të bëjë atë që u themelua për të bërë”, ka thënë për
Vlera e kontratës që fondacioni Walker kishte nënshkruar me presidencën, në kohën kur i pari i shteti ishte Hashim Thaçi, është 7000 euro për muaj.
Megjithatë Walker thotë se këto para nuk i merr ai personalisht, por fondacioni që e udhëheq miku i tij, Hasan Salihu.
E fiks një javë më parë ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, tha se kjo marrëveshje ka skaduar dhe nuk është vazhduar, ndonëse kishte afat deri më 31 dhjetor.
Më pas Osmani i ndërroi fjalët dhe i la fajin mediave për keqinterpretim të asaj se çfarë kishte thënë.
Duket se këtë qëndrim ia përcolli edhe ish-ambasadorit të OSBE-së, në bisedën që më pas e zhvilluan.
“Ajo në të vërtetë nuk kishte fuqi ta shkëpute, në fund të dhjetorit do të përfundonte sipas marrëveshjes që arritëm me Presidencën e Hashim Thaçit. Kontrata përfundon siç përcaktohet në kontratë më 31 dhjetor, dhe siç e kuptoj unë kishte një konfuzion në publik pasi që Ushtruesja e Detyrës së Presidentit Osmani tha diçka brenda këtyre rreshtave, por mediat e morën atë dhe e interpretuan atë sikur ajo e shkëputi kontratën”.
Ndërkohë, për bisedën Osmani – Walker, kishte njoftuar një ditë pas ngjarjes edhe vet presidenca.
Në komunikatën zyrtare thuhet se palët janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Ish ambasadori i OSBE-së kishte qenë zëri i Kosovës në masakrën e Reçakut, pasi pa personalisht 45 civilët e vrarë nga forcat serbe, dhe thuajse për çdo përvjetor të kësaj masakre ai e viziton Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën