Will Poulter ka treguar se xhirimi i një skene intime në filmin komedi “We’re the Millers” (2013), ku si 19-vjeçar duhej të puthte njëkohësisht Jennifer Aniston dhe Emma Roberts, ishte më shumë i sikletshëm se sa 'ëndërr hollywoodiane'.

Ai shpjegoi se gjatë xhirimeve ndihej keq sidomos për Jennifer dhe Emman, pasi situata i dukej e parehatshme për të gjithë.


Edhe sot, më shumë se një dekadë më pas, njerëzit në rrugë vazhdojnë ta ngacmojnë ose t’i bëjnë pyetje të çuditshme për atë skenë.

Foto: YouTube

Skena në fjalë lidhet me personazhin e tij, Kenny, një djalë naiv dhe pa përvojë, i cili gjatë udhëtimit me 'familjen' e rreme Miller njihet me një vajzë dhe përfundon në një moment ku personazhet e Aniston dhe Roberts vendosin t’i 'japin një dorë' sepse ai nuk ishte puthur kurrë më parë.

Pikërisht kjo e bëri situatën edhe më të ndjeshme, pasi Poulter ishte realisht i ri dhe, siç pranoi, shumë i nervozuar.

- YouTube www.youtube.com

Aktori, sot 33 vjeç, e vlerësoi lart Jennifer Aniston, duke thënë se ajo ishte jashtëzakonisht mbështetëse dhe u kujdes që ai të ndihej sa më i sigurt gjatë xhirimeve.

Ai theksoi se në atë kohë nuk kishte ende koordinatorë intimiteti në sete - një rol që sot është bërë thuajse standard - dhe se një mbështetje e tillë profesionale do ta kishte bërë procesin shumë më të lehtë për të, por edhe për dy aktoret.

Poulter shtoi se ndryshimet në Hollywood kanë sjellë më shumë rregulla dhe kujdes për skenat intime, me qëllim që aktorët të kenë kufij të qartë, komunikim më të mirë dhe të mos ndihen nën presion.

Sipas tij, kjo është një gjë pozitive dhe një përparim i madh në industrinë e filmit. /Telegrafi/