LAJMI I FUNDIT:

“I Will Never Let You Down” dhe “Shine Your Light, këngët hapëse të performancës së Ritës në Prishtinë

“I Will Never Let You Down” dhe “Shine Your Light, këngët hapëse të performancës së Ritës në Prishtinë

Shqiptarja e famshme, Rita Ora, është paraqitur në skenën e vendosur në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.

Mijëra njerëz janë mbledhur në kryeqytet për ta përcjellë koncertin madhështor, në të cilin ylli kryesor i mbrëmjes është këngëtarja e lindur në Prishtinë.


Pas atmosferës të krijuar nga yjet vendore, në skenë doli këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Ledri kujdeset për atmosferën para shfaqjes së Ritës në skenë
Lexo po ashtu Ledri kujdeset për atmosferën para shfaqjes së Ritës në skenë

“I Will Never Let You Down” ishte kënga hapëse e koncertit të shumëpritur të 27-vjeçares.

Më pas ka vazhduar me këngën kushtuar vendlindjes së saj, “Shine Ya Light”.

Para se të fillonte interpretimin, Rita i tha publikut se kjo këngë u kushtohej atyre.

Daily Mail: Rita Ora kthehet në atdheun e saj për të festuar 10-vjetorin e Pavarësisë, këngëtarja bën një rikthim triumfues shumë vite pasi familja e saj u largua nga Kosova
Lexo po ashtu Daily Mail: Rita Ora kthehet në atdheun e saj për të festuar 10-vjetorin e Pavarësisë, këngëtarja bën një rikthim triumfues shumë vite pasi familja e saj u largua nga Kosova

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë ai që ka njoftuar daljen në skenë të këngëtares.

“Kosovë urime dhjetëvjetorin. Shqiptarë urime! Rita Ora është me ju, Urime!” ka thënë kreu i Qeverisë para ngjitjes së Ritës në skenë.

Koncerti i Rita Orës është organizuar në kuadër të aktiviteteve të shumta për të shënuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori