LAJMI I FUNDIT:

Whyte ka pritur më shumë se një vit e gjysmë për t’u përballur me Wilder, ndërsa menaxheri jep një shpresë

Whyte ka pritur më shumë se një vit e gjysmë për t’u përballur me Wilder, ndërsa menaxheri jep një shpresë
Dillian Whyte (Foto: James Chance/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder është i hapur që të përballet me Dillian Whyte pas rimeçit të shumëpritur kundër Tyson Furyt. Këtë e ka thënë trajneri dhe bashkëmenaxheri i tij, Jay Deas.

Whyte është sfidues i detyrueshëm për titullin WBC për më shumë se një vit e gjysmë, mirëpo gjatë kësaj kohe, amerikani ka zgjedhur opsione të tjera.


Deontay Wilder nokauton Dominic Breazealen (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ai është ndeshur me Luis Ortiz, Tyson Fury dhe Dominic Breazeale, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim (në duelin kundërthënës ndaj britanikut).

Dillian duhet të presë edhe një kohë për t’u ndeshur me ‘Bomberin e Bronztë’, duke qenë se Deontay do të përballet me Ortiz në shtator dhe me Furyn në muajt e parë të vitit 2020.

Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder

Megjithatë, Jay Deas ka thënë se Wilder nuk e ka problem të ndeshet me Whyte, pasi ta zhvillojë rimeçin me Tyson.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Nuk di shumë lidhur me situatën e Dillian Whyte dhe sa është e saktë (që ka pritur mbi 600 ditë si sfidues i detyrueshëm). E di se Deontay gjithmonë i ka dashur duelet më të mëdha. Ai nuk i është shmangur asnjëherë askujt”.

“Deontay i ka duelet ndaj Luis Ortiz dhe Tyson Fury. Por, e di se nuk e ka problem që më pas të ndeshet me Whyte apo këdo tjetër”, është shprehur Deas për World Boxing News. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori