LAJMI I FUNDIT:

West Ham pranon ofertën 25 milionë funtesh për Payet

West Ham pranon ofertën 25 milionë funtesh për Payet

Skuadra angleze, West Ham United ka pranuar ta lë të lirë francezin Dimitri Payet.

Londinezët e kishin suspenduar lojtarin e tyre pasi ky i fundit nuk kishte pranuar të luaj me ekipin.


Gjiganti francez, Olympique Marseille do të jetë skuadra e ardhshme e Payetit.

Në fakt ky do të jetë një rikthim në Ligue 1 dhe në Marseille për Payetin që ka luajtur dy vite më parë.

‘Çekanët’ kanë pranuar ofertën prej 25 milionë funtesh nga Marseille.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme. /Telegrafi/