LAJMI I FUNDIT:

Werder Bremeni ia cakton vlerën Milot Rashicës

Werder Bremeni ia cakton vlerën Milot Rashicës

Milot Rashica ka shkëlqyer në fundjavën e kaluar për Werder Bremenin, pasi e kanë mposhtur Wolfsburgun 3-2 në kuadër të javës së 13-të në Bundesligë.

Ylli vushtrrias shënoi dy gola në këtë ballafaqim, duke arritur që ta kthejë skuadrën e tij në rrugën e fitores pas 87 ditësh.


Te Werderi duket se asgjë nuk shkon pa Rashicën. Në shtator, reprezentuesi i Kosovës u rikthye nga lëndimi.

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Që nga atëherë, ai ka shënuar shtatë gola në nëntë paraqitje për skuadrën gjermane.

Duke parë formën e tij të lartë, shumë skuadra janë të interesuara për Rashicën dhe sipas Bild, Werderi i ka caktuar vlerën lojtarit të ‘Dardanëve’.

Milot Rashica ia dedikon dy golat Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues
Lexo po ashtu Milot Rashica ia dedikon dy golat Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues

Klubi nga Bundesliga thuhet se po kërkon 50 milionë euro nga shitja e 24-vjeçarit, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Bremeni ka tentuar që ta bind Rashicën që ta vazhdojë kontratën dhe klauzola e tij të rritet edhe më shumë, por një gjë të tillë nuk e ka pranuar lojtari. /Telegrafi/