LAJMI I FUNDIT:

Wenger po largohet, këta janë shtatë trajnerët në listën e Arsenalit (Foto)

Wenger po largohet, këta janë shtatë trajnerët në listën e Arsenalit (Foto)

Disa tifozët e Arsenalit janë duke kërkuar shkarkimin e Arsene Wenger.

Francezi 69-vjeçar ka qenë në krye të Gunners për 21 vite dhe e ka ndihmuar klubin të fitojë tre tituj dhe gjashtë Kupa FA.


Megjithatë, ka vite që Wenger kritikohet pasi prej shumë vitesh nuk e fitojnë titullin.

Tashmë atij i dridhet karrigia dhe gazeta e njohur angleze The Sun i ka renditur shtatë trajnerët që mund ta zëvendësojnë.

Eddie Howe

Trajneri i Bournemouth është, sipas “bookmakers”, në fletët e votimit, si personi që duhet të zëvendësojë Wenger. Ai e mori ekipin në vitin 2008 dhe e ngjiti atë në Ligën Premier nga League Two (kategoria e tretë me radhë).

Massimiliano Allegri

Italiani ka ndërtuar një reputacion shumë të mirë, që nga ardhja në Torino. Juventusi ka dalë kampion i Serie A, gjatë dy sezoneve me trajner Allegrin. Kjo ka çuar tashmë në interesimin e ekipeve të tjera të mëdha për të.

Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid është një nga më të kërkuarit të futbollit. Ai ka arritur të fitojë titullin e La Ligas nga Barcelona dhe Real Madridi, si dhe ka arritur dy finale të Ligës së Kampionëve.

Thomas Tuchel

Trajneri aktual i Borussia Dortmund është duke bërë gjëra të mira, që kur e mori drejtimin e ekipit gjerman në vitin 2015. Ai ka arritur të ketë sukses, pavarësisht humbjes së shumë prej lojtarëve të tij të mëdhenj. Bëhet fjalë për një trajner të ri, i cili ende mund të bëjë përparime.

Joachim Low

Ai e mori drejtimin e Gjermanisë në vitin 2006, pasi kishte qenë asistent dy vitet e mëparshme. Lëvizja e tij nga kombëtarja gjermane duket shumë e komplikuar, por nëse vendos për t’u larguar, Liga Premier është mundësi për të mos u humbur. Padyshim, një pistë e mirë do të ishte Arsenali.

Patrick Vieira

Ndoshta kjo nuk është alternativa më e mirë, por do të shërbente për t’i qetësuar tifozët. Francezi ishte një simbol, si kapiten i  Gunners, dhe ka mësuar në profesionin e trajnerit duke trajnuar Frank Lampardin dhe Andrea Pirlon.

Ralph Hasenhuttl

Leipzig është ngjitur në Bundesliga. Debutuesit po rivalizojnë me Bayern Munich për kreun. Kjo është kryesisht në sajë të tij. Londra do të donte për të parë se çfarë mund të bënte ai me Ozil dhe Alexis.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori