LAJMI I FUNDIT:

The Weeknd humbet zërin e tij dhe detyrohet papritmas ta ndërpresë koncertin në Los Angeles

The Weeknd humbet zërin e tij dhe detyrohet papritmas ta ndërpresë koncertin në Los Angeles

The Weeknd humbi zërin e tij të këndimit ndërsa ishte në mes të performancës së koncertit të tij të dytë në stadiumin “SoFi” në Inglewood, Kaliforni të shtunën mbrëma.

Ai e ndërpreu koncertin papritmas, duke i informuar fansat se nuk do të mund të vazhdonte me pjesën tjetër të mbrëmjes, shkruan DailyMail.


Interpretuesi 32-vjeçar i hiteve u prit me ovacione të forta nga arena e mbushur plot me 70,000 njerëz, teksa kërkoi falje në skenë për sëmundjen e papritur.

“Nuk mund të jap koncertin që dua të ju jap. Do të sigurohem që të gjithë të jenë mirë, do t’ju kthejnë paratë tuaja dhe do të bëj një shfaqje të vërtetë së shpejti për ju djema, por doja të dilja dhe të kërkoja falje personalisht dhe të mos e postoja në Twitter ose në Instagram”, tha ai përpara masës së madhe të fansave, përmes një ekrani të madh.

“Doja që ju djema ta dini se nuk mund t’ju jap atë që dua t’ju jap. Kërkoj falje. Më vjen shume keq”, tha tutje reperi kanadez.

Ai shtoi: “Ju e dini sa shumë më vret kjo. Unë të dua. Shumë faleminderit”.

The Weeknd u lajmërua më vonë në rrjetet sociale më vonë në mbrëmje për t’u kërkuar falje fansave për performancën e tij të cunguar.

“Zëri më humbi gjatë këngës së parë dhe jam i shkatërruar”, ka shkruar ylli kanadez në Instagram. “Ndjeva që shkoi dhe zemra më ra. I kërkoj ndjesë më të thellë fansave të mi këtu. Ju premtoj se do t’ju kompensoj me një datë të re”, tha ai.

Turneu i The Weeknd hasi në probleme herët, duke filluar që kur ai e shtyu atë në janar për të performuar në më shumë stadiume pasi më parë ishte shtyrë dy herë për shkak të pandemisë COVID-19.

Kur më në fund filloi në korrik, koncerti hapës në Toronto u shty për shkak të një ndërprerjeje të rrjetit.

The Weeknd do të lëvizë në shumë vende ndërkombëtare duke përfshirë Meksikën, Azinë Jugore, Australinë dhe Evropën.

Edhe pse aktualisht nuk është e qartë pse zëri i yllit u dobësua, ai mund të humbasë më shumë data turneu në të ardhmen nëse kjo rezulton të jetë një çështje serioze.

Adele iu nënshtrua një operacioni në fyt për shkak të një hemorragjie në kordat e saj vokale dhe yjet e tjerë janë përballur me probleme të frikshme me zërat e tyre gjatë viteve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori