LAJMI I FUNDIT:

Wayne Rooney thotë se do të dëshironte të ishte ndihmës i Pep Guardiolës

Wayne Rooney thotë se do të dëshironte të ishte ndihmës i Pep Guardiolës

Wayne Rooney është një legjend e futbollit anglez me shumë trofe të fituar, por si trajner ai nuk është se ka pasur ndonjë sukses të madh deri më tani.

Ish-sulmuesi legjendar anglez ka pasur tre përvoja deri më tani si trajner duke drejtuar Derby Countyn, DC United dhe Birmingham Cityn, por aventura e fundit nuk i zgjati më shumë se tre muaj duke u shkarkuar pas 15 ndeshjeve.


Rooney për momentin është i ‘papunë’ dhe po pret një ofertë të re për ta udhëhequr ndonjë skuadër, megjithatë ai ka befasuar me deklaratën e fundit që ka dhënë.

Wayne Rooney e nisi vitin e ri pa punë, shkarkohet nga Birmingham City
Lexo po ashtu Wayne Rooney e nisi vitin e ri pa punë, shkarkohet nga Birmingham City

38-vjeçari ka thënë se do të pranonte me shumë dëshirë të ishte ndihmës trajner i Pep Guardiolës, nëse trajneri katalunas do t’ia ofronte këtë post.

“Nëse Guardiola më propozon rolin e ndihmësit atëherë do të shkoja pa u menduar dy herë. Ai është trajneri më i mirë në botë, Guardiola bën ndryshime të vogla çdo ditë dhe të tjerët mundohen ta kopjojnë”.

Rooney emëron katër legjenda të Man United, që do të kishin luajtur në ekipin aktual të Man Cityt
Lexo po ashtu Rooney emëron katër legjenda të Man United, që do të kishin luajtur në ekipin aktual të Man Cityt

“E shihni çfarë bën Arteta te Arsenal? Shumë gjëra vijnë prej atyre që ai ka mësuar nga Guardiola. Edhe pse unë besoj se përsëri një trajner duhet t’i qëndroj besnik ideve të tij, unë këtë jam munduar të bëj, pavarësisht se më duhet të pranoj se nuk ka shkuar mirë”, u shpreh Rooney. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori