0Shares

Golden State Warriors fitoi kundër New Orleans Pelicans me rezultat 147:140 në kuadër të ligës së NBA-s.

Në një ndeshje ku u realizuan pothuajse 300 pikë u arritën dy rekorde botërore. Një minutë dhe 25 sekonda para përfundimit të lojës, Draymond Green realizoi trepikëpshin e 42-të në një ndeshje, e cila është një numër rekord në ligën më të fortë të basketbollit.

Video sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA Video sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Një rekord është arritur nëntë ditë më parë, kur Sacramento së bashku me Golden State shënuan 41 trepikësha.

Warriors shënoi 24 nga numri i përgjithshëm i trepikëshve dhe kështu vendosi një rekord të ri të klubit.

Stephen Curry ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 41 pikë. Ai arriti të shënoi nëntë herë rresht tetë trepikësha dhe kështu u bë i pari në historinë e NBA-s.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 31 fitoreve dhe 14 humbjesh gjersa për New Orleans ky ishte pësimi i 24-t kundrejt 21 triumfeve.

Ndryshe, Warriors në takimin e radhës do të luajnë kundër Los Angeles Clippers gjersa Pelicans ballafaqohen me Portalnd Trail Blazers. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)