LAJMI I FUNDIT:

Wanda: Icardi gjithmonë ka dashur të qëndrojë te Interi   

Wanda: Icardi gjithmonë ka dashur të qëndrojë te Interi   

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, konfirmoi se zgjedhja e sulmuesit ka qenë gjithmonë për të qëndruar te Interi.

Kapiteni i Nerazzurrëve aktualisht është nën kontratë disavjeçare me klubin dhe thuhet se ende ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh në kontratën e tij.


Por, klubi italian është duke punuar në mënyrë intensive për një kontratë të re me yllin argjentinas, i cili gjithashtu dëshiron të vazhdojë qëndrimin.

Interi po punon për rinovimin me Icardin, por ka ende mosmarrëveshje për pagën
Lexo po ashtu Interi po punon për rinovimin me Icardin, por ka ende mosmarrëveshje për pagën

“Qëndrimi në një klub për një kohë të gjatë është një vlerë e shtuar”, ka thënë fillimisht Wanda, gruaja e tij dhe agjentja e Icardit për Canale 5.

“Zgjedhja e tij ka qenë gjithmonë për të qëndruar te Interi, dhe tifozët e pranojnë atë”.

“Duke pasur shembuj si [Javier] Zanetti në Inter dhe [Francesco] Totti te Roma është një vlerë e shtuar dhe e mirë për këdo që vjen në klub”.

Wanda ka folur edhe për karrierën e Icardit te kombëtarja e Argjentinës dhe partneriteti i tij me Paulo Dybalan e Juventusit.

Icardi: I lumtur që u riktheva në kombëtare, goli do të vije
Lexo po ashtu Icardi: I lumtur që u riktheva në kombëtare, goli do të vije

“Në Argjentinë, Dybala është parë si një kampion. Ai luajti disa minuta me Mauron në ndeshjen e fundit për ekipin kombëtar argjentinas dhe ata bënë mirë”.

“Ai dhe Icardi do të jenë dyshe titullare në të ardhmen”, përfundoi modelja e njohur dhe gruaja e sulmuesit të Interit. /Telegrafi/