Wanda Nara ka vazhduar të flasë për situatën e Mauro Icardit te Interi.

Menaxherja e lojtarit njëherit bashkëshortja e tij ka thënë se Icardi dëshiron të mbetet te Interi.

Por sipas modeles argjentinase, dikush brenda klubit zikaltër nuk po e dëshiron Icardin në Giuzeppe Meazza.

“Unë vazhdimisht e përsëriti se Icardi do të qëndrojë këtu, ndërsa gazetat shkruajnë se ai do të largohet”.

“Shumë skuadra e duan Icardin, por nga ajo që thotë Spalletti duket se dikush brenda skuadrës dëshiron largimin e tij”, tha Wanda Nara.

Mauro Icardi. Wanda Nara dhe fëmijët. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

32-vjeçarja ka folur për një kalim të mundshëm të sulmuesit tek kampionët e ri të Italisë, Juventus.

Sipas argjentinases bashkëshorti i saj do të përshtatej me Cristiano Ronaldon në fazën e sulmit.

“Icardit do t’i pëlqente të shkojë te Juventusi. Ai do të përshtatej mjaftë mirë me Ronaldon në sulm”, përfundoi Wanda.

Interi duket se është gati ta lë të lirë sulmuesin të largohet nëse vije një ofertë prej 70 milionë euro. /Telegrafi/