LAJMI I FUNDIT:

Wahlberg në një tjetër film aksion në rolin e një agjenti sekret

Wahlberg në një tjetër film aksion në rolin e një agjenti sekret
Mark Wahlberg

Mark Wahlberg do të luajë në një tjetër film të kolegut të tij, Peter Berg. Në filmin “Mile 22”, ai do të paraqitet në rolin e agjentit special të CIA-s.

Aktori do ta portretizojë rolin e James Silva, i cili së bashku me një ekip agjentësh sekretë duhet ta transportojnë në një vend të sigurt një person me informacione shumë të rëndësishme.

Në këtë rrugëtim, do të përballet me policinë e korruptuar, udhëheqësit kriminale dhe banorët lokalë të armatosur.

Lajmet për Wahlberg
Lexo po ashtu Lajmet për Wahlberg

Krahas tij, në ekipin e aktorëve luan edhe John Malkovich, aktorja dhe filmbërësja me origjinë kroate, e njohur nga seriali “The Walking Dead”, Lauren Cohan, karizmatiku Iko Uwais, si edhe ish-kampionia e MMA, Ronda Rousey.

Paraqitija finale e shkurtër e “Mile 22” është publikuar para disa ditësh, ndërsa bazuar në skenat e publikuara, pritet të jetë një film i mirë aksion.

Lea Carpenter dhe Graham Roland e kanë shkruar skenarin e këtij filmi.

Ndërkaq, filmi i ri do të nisë shfaqjen nëpër kinema me 17 gusht të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori