LAJMI I FUNDIT:

Vushtrria që nuk e siguroi mbijetesën, bën reformim të madh – hap konkurs për të gjitha pozitat

Vushtrria që nuk e siguroi mbijetesën, bën reformim të madh – hap konkurs për të gjitha pozitat

Skuadra e Vushtrrisë në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit në Kosovës.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të sezonit aktual, ky ekip e ka humbur edhe matematikisht garën për mbijetesë dhe pozicionohet në vend të 11 me 18 pikë.


Në ndërkohë, përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi ka paralajmëruar ndryshimet të mëdha duke hapur konkurs për të gjitha pozitat në skuadër.

Më poshtë është postimi i plotë i Vushtrrisë:

KONKURS PUNE

Viciana Sports Club për “K.F. Vushtrria”, me rastin e riorganizimit të klubit dhe në vazhdën e ndryshimeve të vazhdueshme për punë dhe profesionalizëm, shpall konkurs për këto pozita:

Me orar të plotë:
• Drejtor ekzekutiv (CEO)
• Zyrtar Financiar
• Drejtor sportiv
• Sekretar i klubit
• Koordinator i klubit (përgjegjës për organizimin e ndeshjeve dhe koordinimin e aktiviteteve tjera brenda hapësirave të klubit)
• Menaxher i stadiumit (dhe aseteve tjera përcjellëse)
• Zyrtar për media
• Kryetrajner për Skuadren A
• Ndihmës trajner për Skuadren A
• Trajner i portierëve për Skuadren A
• Trajner kondicional
• Përgjegjës për sektorin e scout-ëve (përzgjedhësve të futbollit)
• Evidentues statistikor
• Fizioterapeut
• Doktor i përgjithshëm
• Drejtor / Koordinator i shkollës së fubollit
• Trajner për grupmosha (U-19, U-17, U-15, U-13, U-11, U-9)
Me orar të pjesshëm (part-time):
• Scout (nga të gjitha qytetet e Kosovës)
• Shitës i biletave
• Fotograf
• Video Xhirues / Animator
• Punëtor në byfen e stadiumit
• Mirëmbajtës i objekteve të stadiumit (pastrues)

Per te aplikuar, ju lutemi vizitoni: http://vicianasc.com

Konkursi mbetet i hapur per 14 dite, prej dites se publikimit

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori