LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq për krerët shtetëror të Kosovës: Janë të paparashikueshëm

Vuçiq për krerët shtetëror të Kosovës: Janë të paparashikueshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar në lidhje me vendimin e Prishtinës zyrtare për ndalimin e hyrjes së ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është hera e parë.

Sipas tij, Prishtina nuk ka një politikë serioze dhe të paramenduar, por të gjithë punojnë në një “nivel ditor”.


Në konstatimin se në Prishtinë thonë se qe nga viti 2016 ministrit Vulin i është ndaluar hyrja, Vuçiq tha se Vulin kishte shkuar disa herë në Kosovë bashkë me të.

“Kush e di … Nëse mendoni se ata kanë një politikë serioze … Është gjithçka në nivel ditor, ashtu siç iu bie në mendje ose nëse i thërret dikush nga ndonjë ambasadë … Sikur te ne në vitin 2012”, tha Vuçiq për TV Pink, përcjell KP.

Ai gjithashtu vuri në dukje se është e pamundur të parashikohen lëvizjet e Prishtinës, jo vetëm për shkak të paparashikueshmërisë së tyre, por edhe faktori i huaj duhet të llogaritet gjithashtu.

“E jona është të përpiqemi. Dhe sikurse e keni parë, kam thënë se do të furnizojmë me sukses dyqanet në veri të Kosovës dhe ia arritëm”, theksoi Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori