LAJMI I FUNDIT:

Vuan nga një çrregullim i rrallë: Celine Dion pretendon se spazmat e muskujve i thyen brinjët

Vuan nga një çrregullim i rrallë: Celine Dion pretendon se spazmat e muskujve i thyen brinjët
Celine Dion (Foto: NBC News)

Celine Dion së fundmi ka folur në një intervistë të re se sa ka “përparuar” sëmundja e saj muajt e fundit.

Pas publikimit të fundit të ‘trailer’-it të dokumentarit biografik “I Am: Celine Dion”, në të cilin diva e muzikës flet për betejën e saj me një çrregullim të rrallë neurologjik, Celine Dion vendosi të qëndrojë sërish para kamerave dhe të japë një intervistë për të treguar gjendjen aktuale të shëndetit.

Përkatësisht, në njoftimin për intervistën e parë televizive për NBC News, Celine Dion përshkruan simptomat e sindromës së personit të ngurtë, me të cilën u diagnostikua në vitin 2022.


Ajo i tha gazetares Hoda Kotb se shpesh ka spazma të forta të muskujve dhe se këto spazma dikur i thyen brinjët.

“Në një moment kisha thyer brinjët sepse ndonjëherë kur është shumë e vështirë…”, deklaroi ajo dhe gazetarja e ndërpreu dhe e pyeti nëse ngërçet ishin vërtet aq të forta sa mund të thyenin një brinjë, për të cilën Celine tundi kokën në formë pohuese.

Ajo shpjegoi gjithashtu se si duket kur përjeton një spazmë muskulor në fyt.

“Është sikur dikush të të mbysin, sikur dikush të kap fytin. Mund të shfaqet edhe në bark, shpinë dhe brinjë”, tha ajo.

Kujtojmë se sindroma e personit të ngurtë është një sëmundje autoimune e rrallë dhe e pashërueshme, me të cilën këngëtarja u diagnostikua në vitin 2022. Për shkak të kësaj, ajo duhej të anulonte të gjitha koncertet dhe t’i jepte fund karrierës së saj. Ajo më herët tha se sëmundja shkakton vështirësi në ecje dhe nuk e lejon të përdorë kordat e saj vokale. Së fundmi ajo ka treguar se shkon në terapi këshilluese pesë herë në javë për t’u ndjerë më mirë.

Për shkak të sëmundjes, ajo donte të bënte një dokumentar për të ndërgjegjësuar njerëzit për këtë çrregullim të rrallë. Dokumentari me metrazh të gjatë i titulluar “I Am: Celine Dion” do të jetë i disponueshëm për t’u parë më 25 qershor në platformën Prime Video. /Telegrafi/