LAJMI I FUNDIT:

Vritet ylli i MMA-së

Vritet ylli i MMA-së

Ylli i MMA-së, Mauro Chaulet është qëlluar për vdekje nga policia ushtarake në Porto Alegre, raportojnë mediat lokale.

34-vjeçari thuhet se ishte përfshirë në një sherr të dhunshëm me një oficer policie ushtarake në një lokal përpara se incidenti të përshkallëzohej.


Sipas mediave lokale, përkatësisht Radio Guaiba, Chaulet vdiq nga një plagë me armë zjarri, ndërsa një shoqëruese e tij u qëllua gjithashtu, por mbijetoi.

Mësohet se ai u përfshi në një sherr në një lokal, i cili u bë i dhunshëm

Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth mesnatës, në Auma Bar, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit.

Disa raportime bëjnë të ditur se gruaja e Chaulet ishte përfshirë në një debat me një grua që shoqëronte oficerin e policisë.

Mësohet se oficeri i policisë ushtarake ka qenë jashtë detyrës, por ai nuk kishte ngurruar të përdorë armën. Nuk është e qartë se kush ekzekutoi të shtënën e parë.

Raportimet e mediave lokale shtojnë se Chaulet arriti të qëllojë oficerin e policisë në ijë. Është ende e paqartë nëse ai e bëri këtë me armën e tij apo të oficerit.

Menjëherë pas kësaj, Chaulet u qëllua pas shpine, ndërsa i afërmi i tij u qëllua në stomak.

Si gruaja ashtu edhe oficeri i policisë u dërguan me urgjencë në spital me lëndime të rrezikshme për jetën, por raportohet se të dy i kanë mbijetuar incidentit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori