LAJMI I FUNDIT:

Vritet një shtetas çek në Ukrainë

Jan Lipavsky
Jan Lipavsky

Një shtetas çek është vrarë në lindje të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, deklaroi sot ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky.

“Trupi i njeriut duhet të sillet nesër në rajonin e Kharkivit”, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në vijën e frontit midis forcave ukrainase dhe ruse, u tha ministri gazetarëve pas takimit me homologun turk Mevlut Cavusoglu.


Gazetarja çeke Lenka Klicperova, e cila raportoi për herë të parë vdekjen e burrit të premten, tha se ai ishte një luftëtar vullnetar, i identifikuar si Michal J.

Kjo është viktima e dytë çeke e luftës së nisur në Ukrainë nga Rusia më 24 shkurt, raporton euronews.

Në maj, Praga konfirmoi vdekjen e një shoferi të kamionit, i cili ishte zhdukur që nga fillimi i marsit. Ai ishte qëlluar dhe varrosur buzë rrugës. /Telegrafi/