LAJMI I FUNDIT:

Vritet një anëtar i lartë i një grupi kriminal në Mal të Zi

Vritet një anëtar i lartë i një grupi kriminal në Mal të Zi

Një nga anëtarët e lartë të grupit krimal të Malit të Zi, “Skaljarskog klana”, Miliq Minja Shakoviq është vrarë të premten mbrëma në Budva.

Ai u likuidua në një kafene në Budva përballë mureve të qytetit të vjetër, raporton vijesti.


“Sonte janë përdorur armë zjarri në Budva, përballë mureve të qytetit të vjetër, gjatë së cilës ka mbetur i vrarë një person. Bëhet fjalë për M.S. Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente janë duke ndërmarrë aktivitete për ndriçimin e ngjarjeve, për rrjedhën e të cilave opinioni do të njoftohet me kohë”, ka njoftuar drejtoria policore e Malit të Zi.

Një nga burimet ka thënë për vijesti se një burrë që ishte ulur në tavolinën pranë tij dhe i cili nuk ishte i maskuar, ka qëlluar disa herë drejt Shakoviqit.

Prokurorja e shtetit malaze, Ana Radoviq tha për TVCG se Shakoviq duket se është qëlluar nga një distancë e afërt.

“Gjatë hetimeve janë zbuluar disa gjurmë, nga disa vende dhe të gjitha do t’i nënshtrohen ekspertizës përkatëse. Kam urdhëruar edhe autopsinë e trupit”, ka thënë Radoviq.

Kujtojmë se emri i Miliq Shakoviqit është përmendur në mediat serbe në kuadër të hetimeve për vrasjen e liderit të tifozëve të “Partizanit”, Aleksandar Stankoviq, i njohur ndryshe si Sale Mutavi, në vitin 2016.

Përkundër kësaj, organet hetuese të Serbisë nuk e kanë ndjekur asnjëherë Sakoviqin në lidhje me atë krim.

Po ashtu, Shakoviq u plagos më 8 shtator të 2017 para lokalit “Auto Zeta” në Podgoricë, ku më pas u vra shoku i tij, Ivan Nedoviq.

Policia besonte se Nedoviqi ishte një viktimë aksidentale dhe se objektivi kryesor ishte Shakoviqi.

Në fillim të vitit të kaluar, policia arrestoi disa persona me pretendimin se ata kishin planifikuar vrasjen e Sakoviqit dhe se kjo e pengoi likuidimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Amerika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Kalo në kategori