Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Drenas.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “Imer Alushani” në ora 00:40.


Në raportin policor bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar raporton se dy të dyshuar, njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë, ka shtënë dy herë në drejtim të veturës së viktimës, kurse i dyshuari tjetër me një mjet të fortë ka goditur veturën e viktimës.

Raportohet vetëm për dëme materiale të shkaktuara në veturë.

“Është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit, ku të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë me një karikator pa fishek”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/