LAJMI I FUNDIT:

Votimi i Bundestagut, Balla takon sekretarin e CDU

Votimi i Bundestagut, Balla takon sekretarin e CDU

Përpara votimit sot në mbrëmje në Seancën Plenare të Bundestagut, Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla u prit në një takim në Selinë Qëndrore të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU Paul Zemiak.

Balla u shpreh se: “Shqipëria i është mirënjohëse Kancelares Angela Merkel dhe Grupit Patlamentar të CDU për të mbështetur vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale për të miratuar në Këshillin Europian të 17-18 Tetorit fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë”.


Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, bashkë ndamë vlerësimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës.

Me mbështetjen e Gjermanisë dhe BE, po ashtu edhe të SHBA, Shqipëria po ndërton një sistem të ri të drejtësisë. Gjermania është mbështetësi kryesor i Projektit EURALIUS, i cili ka krijuar kushtet për implementimin e reformës së drejtësisë, kontribuon në forcimin e pavarësisë, të transparencës dhe eficiencës së sistemit të drejtësisë.

Padyshim që pjesë e bisedës ishte edhe diskutimi mbi zgjerimin e kanaleve të bashkëpunimit. Si dy homologë në partitë respektive, ramë dakord për një vizitë të afërme të zotit Zemiak në Tiranë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori