LAJMI I FUNDIT:

Vonesat e punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, mllefosin qytetarët

Vonesat e punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, mllefosin qytetarët

Tash e disa vite në çdo sezonë verore në rrugën Prishtinë-Mitrovicë shkaktohen kolona të gjata të automjeteve.

Ardhja e bashkatdhetarëve bënë që numri i veturave të rritet dhe kolonat shkaktohen në pjesën e ngushtimit të rrugës nga katër korsi në dy korsi, në segmentin e ri Lum Madh-Gojbule, të rrugës nacionale M2 Prishtinë-Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.


Më 22 mars të këtij viti kanë filluar punimet në këtë segment, mirëpo nga këto punime qytetarët e asaj ane janë të zhgënjyer.

Fatmir Peci, banor i asaj ane ka thanë se ka ndodhur që kanë pritur deri në një orë e gjysmë për të shkuar në Vushtrri.


“Kolona po na mundon shumë, sepse komunikacion i madh. Rruga shumë e ngushtë, ka ndodhur në shumë raste që kemi bërë një orë e gjysmë deri në Vushtrri. Në gjithë territorin e Kosovës kjo ka mbetur e fundit”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndërsa Agim Pllana, i cili kishte ardhur nga Norvegjia ka thënë se është problem kur në sezonen e verës vijnë për të pushuar në qytetin e tyre të lindjes.

“Ne tash jetojmë qe 20 vite në Norvegji dhe problemi më i madh është me ardhë në Mitrovicë, nëse don njeri me ardh për pushim apo për qef. Këtu shkojnë një orë e gjysmë deri në dy orë për të shkuar në Mitrovicë. Ndërsa këtë rrugë do të duhej ta bënim për gjysmë ore. Kisha shpreh dëshirën që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, sipas Gëzim Imerit, premtimet për rregullimin e kësaj rruge janë bërë qe katër vite.

“Është kolonë me të vërtetë e madhe dhe është bërë histori. Qe katër vite është duke u thënë që po shtrohet këtë vit, po shtrohet vitin tjetër. Tani është bllokuar krejt”, është shprehur ai.

Po ashtu edhe mërgimtari Gazmend Hoti ka thënë se më shumë u shkon koha në kolonë se në vende tjera.

“Ma shumë po na shkon koha nëpër kolonë se që po shetitemi apo po shkojmë diku”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori