LAJMI I FUNDIT:

Vlera totale e kriptovalutave arrin pikën më të ulët pas 10 muajsh

Vlera totale e kriptovalutave arrin pikën më të ulët pas 10 muajsh

Pas dhjetë muajve vlera totale e kriptovalutave ra në pikën më të ulët.

Ditë më parë, vlera e Bitcoin, kriptovalutës më të madhe në botë ra me 1,000 dollarë, ndërsa edhe kriptovaluta Ethereum ra në pikën më të ulët që prej një viti.


Të gjitha këto zhvillime bënë që vlera totale e tregut të kriptovalutave të binte me 44 miliardë dollarë brenda javës dhe kjo është pika më e ulët që prej 2 nëntorit të 2017-së.

Aktualisht, sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, vlera totale është 195.84 miliardë dollarë, një rënie me mbi 15 për qind krahasuar me një muaj më parë dhe rreth 80 për qind nga rekordi prej 830 miliardë dollarësh që ishte arritur në muajin janar 2018.

Dominimi i Bitcoin në tregun e kriptovalutave është edhe faktori kryesor i rënies, sepse ajo ka humbur 56 për qind të vlerës në dhjetë muaj. /Telegrafi/