VLEN: Interpelanca kundër Gashit është bashkëpunim opozitar pas perdeve mes “Të Majtës”, LSDM-së dhe BDI-së
Koalicioni VLEN që është pjesë e Qeverisë, ka reaguar në lidhje me interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, e cila sot do të gjendet para deputetëve. Nga VLEN thonë se “BDI dhe LSDM janë të gatshëm ta ndjekin “Të Majtën” nëse kjo duket si formula për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre.
“Pikërisht kjo është ajo që po ndodh me trinom-in LEVICA-LSDM-BDI. “LEVICA“, një parti me bindje të thella anti-NATO, po përpiqet së bashku me deputetët e LSDM-së dhe BDI-së të mbjellë farën e tensioneve në shoqëri, duke përdorur edhe interpelanën kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, si një segment në skenarin e tyre. Nuk është për t’u habitur që LSDM, e cila deri dje shkatërroi çdo institucion së bashku me partnerin e saj në krim, BDI, tani ka vendosur të luajë sipas notave të LEVICËS, e cila nderon regjimet komuniste të Enver Hoxhës dhe Kim Jong Un-it”.
“Nga ana tjetër, BDI, partia që hedh gurin dhe fsheh dorën, shfrytëzon çdo mundësi për të shpëtuar nga korrupsioni politik që e ka përfshirë deri në palcë. Ky trinom, i kapur në një spirale të mashtrimeve, synon të krijojë një aleancë të rrezikshme dhe të pamoralshme. Meqë e dijnë se nuk kanë asgjë të re për të ofruar dhe që mbështetja e tyre është në rënie të lirë, ata kërkojnë shpëtim në shkaktimin e krizave”.
“Ky trinom tregon se janë të gatshëm të luajnë me interesat nacionale dhe stabilitetin e vendit vetëm për të penguar drejtësinë. Në fund, bashkëpunimi mes LEVICËS, LSDM-së dhe BDI-së është një dëshmi se as LSDM dhe as BDI nuk janë euroatlantistë, nuk janë për një shoqëri për të gjithë, dhe nuk mbështesin vlerat perëndimore. Ata janë thjesht klientelistë që tani duan me çdo kusht të mbrojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme dhe të shmangin përgjegjësinë për grabitjen që i bënë popullit”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB apel qytetarëve: Kujdes nga profilet e rrejshme në rrjetet sociale, “ofrojnë ndihmë” dhe më pas keqpërdorin të dhënat personale
Eurodeputeti austriak: BE të caktojë njerëz të denjë dhe të paanshëm në proces të dialogut
Krasniqi: PDK nuk do të qëndrojë duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën në këtë mënyrë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp