LAJMI I FUNDIT:

Viti i vendimeve të “dorëlirit” Haradinaj (Video)

Viti i vendimeve të “dorëlirit” Haradinaj (Video)

Më 9 shtator Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj mbush një vit. Viti i parë i tij karakterizohet si vit ku kryeministri tregohet edhe “dorëlirë” – në disa raste me vullnetin e tij, e në tjera edhe i detyruar.

Përveç pagesave për pushime për veteranët, kryeministri Haradinaj, gjatë kësaj periudhe është dashur të paguajë miliona “gjobë” për “gabimet e qeverisë”, si dhe rritje të pagave për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.


Por këto nuk janë të vetmet.

Rritja e pagave

Menjëherë pas tre muaj qeverisje, më 20 dhjetor 2017, Haradinaj merr vendim që t’i rris pagën vetes, vartësve të tij dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar.

Paga e Kryeministrit ka qenë 1,443.20 euro, ndërsa me vendimin e marrë, kjo pagë është rritur në 2,950 euro. Nga 2,500 euro do të paguhen zëvendëskryeministrat, ndërsa më herët janë paguar nga 1,356.30 euro.

Nuk do të qëndrojnë keq dhe ministrat. Ata tash do të paguhen 2,000 euro për muaj, nga 1,270.50 euro që ishin paguar më herët, ndërsa zëvendësministrat do të paguhen për muaj me 1,150 euro.

Këshilltarët e lartë dhe ata politikë, asistentët dhe shoferët, gjithashtu përfituan nga rritja e pagave.

Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)
Lexo po ashtu Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)

Ky vendim ishte kundërshtuar nga opozita, veçanërisht nga Lëvizja Vetëvendosje e cila e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese për interpretim ligjor.

Por, pas shqyrtimit të ankesës, Kushtetuesja kishte marrë vendim që ngritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave
Lexo po ashtu Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar si konflikt interesi vendimin e Qeverisë për rritje të pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij.

AKK me opinionin e datës 19 janar 2018 kishte gjetur se ishte paraqitur situata e konfliktit të interesit në vendimin e për ngritjen e pagës së kryeministrit dhe disa prej vartësve të tij.

AKK: Rritja e pagave nga Haradinaj është konflikt interesi, do të marrim masa ligjore
Lexo po ashtu AKK: Rritja e pagave nga Haradinaj është konflikt interesi, do të marrim masa ligjore

Megjithatë, menjëherë pas këtij opinioni, Qeveria e Kosovës e kishte rifuqizuar vendimin për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar, shkruan Telegrafi.

Haradinaj shfuqizon vendimin për pezullim e rritjes së pagave
Lexo po ashtu Haradinaj shfuqizon vendimin për pezullim e rritjes së pagave

Miliona euro për dënime dhe vonesa

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është treguar “dorëlirë” në dhënien e parave nga buxheti i Kosovës.

Ai me anë të disa vendimeve ka harxhuar duke ndarë miliona për çështje të ndryshme, përfshirë edhe “gjobën” e konzorciumit “Bechtel & Enka”.

Qeveria e Kosovës me 5 qershor kishte miratuar kërkesën e konzorciumit “Bechtel & Enka” për të ndarë 53.1 milionë euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vonesa të pagesave si dhe zgjatjen e punëve për 14 muaj në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka
Lexo po ashtu Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka

Veç kësaj, vetëm dy muaj pas krijimit të Qeverisë Haradinaj, ishte marr vendimi që të ndahen mjete financiarë në vlerë prej 290 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”. Kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se secila familje do të marrë nga 10 mijë euro.

Qeveria ndan 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”
Lexo po ashtu Qeveria ndan 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Në fund të muajit maj, Qeveria me kërkesë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ndarë 300 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të 1,500 veteranëve për pushime verore në bregdetin e Shqipërisë.

Qeveria ndan 300 mijë euro për dërgimin e veteranëve në deti
Lexo po ashtu Qeveria ndan 300 mijë euro për dërgimin e veteranëve në deti

Vetëm për më pak se tre muaj, Qeveria e Kosovës ka harxhuar 2.17 milionë euro prej 4.8 milionë euro nga Rezerva Financiare që janë të planifikuar në Buxhetin e vitit 2018. Kjo shumë u harxhua nga gjashtë vendimet e Qeverisë në periudhën janar-mars 2018, shkruan Telegrafi.

Rezerva financiare e Kosovës po harxhohet
Lexo po ashtu Rezerva financiare e Kosovës po harxhohet

Qeveria më 12 janar ka ndarë 54,850 euro për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin kulturor “Flaka e Janarit” në Komunën e Gjilanit. Kjo shumë u nda nga kategoria e Shpenzimeve të Paparashikuara të Buxhetit të Kosovës.

Qeveria Haradinaj ‘dorëlirë’ me harxhimin e buxhetit të shtetit
Lexo po ashtu Qeveria Haradinaj ‘dorëlirë’ me harxhimin e buxhetit të shtetit

Po ashtu, Qeveria më 13 shkurt ka ndarë 600 mijë euro për realizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, janë ndarë edhe 100 mijë euro shtesë të cilat janë planifikuar të shfrytëzohen sipas nevojës së manifestimit.

Kurse më 20 shkurt Qeveria ka ndarë 272,619.48 euro. Prej tyre 152,619.48 euro për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit Shtetëror, ndërsa 120 mijë euro për 800 familjet e rrezikuara të komunitetit egjiptian, shkruan Telegrafi.

Më 5 mars 2018, Qeveria e Kosovës ka ndarë një milion euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), për të mbuluar faturimin e energjisë elektrike, të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Nga 2 miliardë e 82 milionë euro të planifikuara për t’u shpenzuar në vitin 2018, prej tyre 589 milionë euro janë shpenzime për paga dhe mëditje. Shpenzimet për transfere dhe subvencione janë 525 milionë euro dhe shpenzimet për mallra dhe shërbime janë 264 milionë euro. Për vitin 2018 janë planifikuar 687 milionë euro të shpenzohen për projekte kapitale. /Telegrafi/