LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Haradinaj ‘dorëlirë’ me harxhimin e buxhetit të shtetit

Qeveria Haradinaj ‘dorëlirë’ me harxhimin e buxhetit të shtetit

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është treguar “dorëlirë” në dhënien e parave nga buxheti i Kosovës. Ai me anë të disa vendimeve, për gati dhjetë muaj qeverisje ka harxhuar duke “ndarë” para rreth 56 milionë euro për çështje të ndryshme.

Qeveria e Kosovës të hënën ka aprovuar kërkesën e konzorciumit “Bechtel & Enka” për të ndarë 53.1 milionë euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vonesa të pagesave si dhe zgjatjen e punëve për 14 muaj në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.


Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka
Lexo po ashtu Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka

Vetëm, dy muaj pas krijimit të Qeverisë Haradinaj, ishte marr vendimi që të ndahen mjete financiarë në vlerë prej 290 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”. Kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se secila familje do të marrë nga 10 mijë euro.

Qeveria ndan 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”
Lexo po ashtu Qeveria ndan 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Në fund të muajit maj, Qeveria me kërkesë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ndarë 300 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të 1500 veteranëve për pushime verore në bregdetin e Shqipërisë.

Qeveria ndan 300 mijë euro për dërgimin e veteranëve në deti
Lexo po ashtu Qeveria ndan 300 mijë euro për dërgimin e veteranëve në deti

Vetëm për më pak se tre muaj, Qeveria e Kosovës ka harxhuar 2.17 milionë euro prej 4.8 milionë euro nga Rezerva Financiare që janë të planifikuar në Buxhetin e vitit 2018. Kjo shumë u harxhua nga gjashtë vendimet e Qeverisë në periudhën janar-mars 2018.

Rezerva financiare e Kosovës po harxhohet
Lexo po ashtu Rezerva financiare e Kosovës po harxhohet

Qeveria më 12 janar ka ndarë 54850 euro për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin kulturor “Flaka e Janarit” në Komunën e Gjilanit. Kjo shumë u nda nga kategoria e Shpenzimeve të Paparashikuara të Buxhetit të Kosovës.

Po ashtu Qeveria më 13 shkurt ka ndarë 600 mijë euro për realizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, janë ndarë edhe 100 mijë euro shtesë të cilat janë planifikuar të shfrytëzohen sipas nevojës së manifestimit.

Kurse më 20 shkurt Qeveria ka ndarë 272,619.48 euro. Prej tyre 152,619.48 euro për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit Shtetëror, ndërsa 120 mijë euro për 800 familjet e rrezikuara të komunitetit egjiptian.

Më 5 mars 2018, Qeveria e Kosovës ka ndarë një milion euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), për të mbuluar faturimin e energjisë elektrike, të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Kujtojmë se në korrik të 2016-së, Gjykata e Arbitrazhit në Paris kishte vendosur se Kosova ka bërë shkelje ligjore, duke ia vonuar pagesat kompanisë austriake “OeSD” për prodhimin e pasaportave dhe e ka dënuar me rreth pesë milionë euro.

Gjithashtu, Kosova ishte në afër humbjes së 500 milionë eurove pasi që ishte paditur nga kompania “ACP Axos Capital GMBH”, e cila kërkonte dëmshpërblim për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, por Kosova e ka fituar tërësisht betejën ligjore në Arbitrazh kundër kompanisë. /Telegrafi/