LAJMI I FUNDIT:

Viti në një fjalë: “Mirëqenia”

Viti në një fjalë: “Mirëqenia”
Ilustrimi: FT

Nga: Claer Barrett / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Kriza e kostos së jetesës është përgjegjëse për goditjen e konsiderueshme në financat tona personale – dhe për një neveritje ndaj fjalorit.


Nuk e dimë nëse të gjithë mund t’ia dalim derisa fryhen faturat, qiratë, hipotekat, artikujt ushqimorë dhe barra tatimore. Por, ndërkohë që i referohemi fatkeqësisë sonë kolektive si “mirëqenie” [cozzie livs, frazë që është futur në fjalorin Macquarie e që përkufizohet si reagim me humor ndaj kostos së jetesës apo çmimeve mesatare të shitjes me pakicë të ushqimit, veshjeve dhe nevojave të tjera të paguara nga një person, familje etj., në mënyrë që të jetojnë në standardin e tyre të zakonshëm – shën. i Telegrafit] dhe kjo mund të zbusë nervozizmin financiar, kam frikë se faktori shtrëngues vetëm sa po e shton mjerimin.

Mund të tingëllojë si australianizëm meqë u votua si fraza e vitit nga Fjalori Macquarie, por përdorimi i tij filloi në Mbretërinë e Bashkuar. Me klasat e mesme me hipoteka të larta që kthehen te rishitja e rrobave të përdorura në aplikacione si Vinted dhe Depop – për të fituar disa qindarka – llogaria @DMDrama në Instagram pazarin e çmimeve e ka kthyer në formë arti. Pasi një blerës kërkoi zbritje, përgjigja e shitësit u bë virale: “Nuk mund të bie kaq poshtë, më fal zemër … veçanërisht me këtë ‘mirëqenie’ [cozzie livs] dhe gjërat e tjera të ngjashme [all that jazz]”.

Me rënien globale të inflacionit, ka shpresë se ndrydhja e standardeve të jetesës mund të lehtësohet në vitin 2024, gjë që do të pakësonte shanset e frazës për mbijetesë gjuhësore. Por, ekonomistët paralajmërojnë se rreziku i inflacionit mbetet në rritje.

Por, përpjekjet humoristike për të zbutur natyrën serioze të kësaj nuk janë diçka që mua më duken si qesharake. Dhe, më e rëndësishmja, a e përdor me të vërtetë ndokush këtë frazë në këtë krizë të kostos së jetesës?

Në cepin tim të Londrës lindore, njerëzit – financat e të cilëve kanë arritur në pikën e thyerjes – kanë adoptuar një stenografi tjetër: q… konservatorët – e popullarizuar nga hiti i Krishtlindjes së vitit të kaluar [kënga Fuck the Tories nga Kunts, kundër konservatorëve të cilët që nga viti 2010 janë në pushtet – shën. i Telegrafit]. Në një shembull të mrekullueshëm të kësaj, tani mund të blini një sërë mallrash që mbajnë këtë slogan në Depop, duke filluar nga një çantë e lirë prej 4,99 funteve e punuar me arna. Këshilla ime për qeverinë? Kujdes nga Genny Lex-i [zgjedhjet e përgjithshme i shën. i Telegrafit] i vitit 2024. /Telegrafi/

Viti në një fjalë: Atropoceni
Lexo po ashtu Viti në një fjalë: Atropoceni
Viti në një fjalë: Mag7
Lexo po ashtu Viti në një fjalë: Mag7
Viti në një fjalë: X
Lexo po ashtu Viti në një fjalë: X
Viti në një fjalë: LLM
Lexo po ashtu Viti në një fjalë: LLM
Moska
Lexo po ashtu Moska