LAJMI I FUNDIT:

Viti në një fjalë: X

Viti në një fjalë: X
Ilustrimi: FT

Nga: Jemima Kelly / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Një prej (shumë) gjërave acaruese përkitazi me këtë [X] është se nuk është as fjalë e vërtetë. E megjithatë, më 23 korrik u fut si e tillë, kur Elon Musku papritmas njoftoi se platforma e mediave sociale – që kishte blerë vitin e kaluar – tash e tutje quhet X. Logoja e re bardhezi, e projektuar nga një adhurues, u shfaq në shiritat e faqeshënuesve [bookmark] dhe në ndërgjegjen tonë kolektive.


Në vitin 2013, Fjalori anglisht i Oksfordit [OED] e theu protokollin kur e shtoi “cicërimën” [fjalën tweet] në faqet e veta të rëndësishme, pavarësisht se përdorimi i fjalës ka ekzistuar për më pak se 10 vjet. Megjithatë, në hapësirën e një dekade, neologjizma është kthyer në paleologjizëm.

Twitter-i, siç e dimë, është zyrtarisht i vdekur. Dhe, bashkë me të ka shkuar jo vetëm logoja e njohur e zogut, por edhe shumë fjalë të fjalorit të Twitter-it: tweet-i është bërë “postim” pa brend. Gjithashtu, ikën retweet-i dhe quote-tweet-i. Analistët thanë se brenda natës Musku ka fshirë deri në 20 miliardë dollarë të vlerës së brendit.

Platforma e mediave sociale nuk është e para prej foshnjave ku Musku përdor atë shkronjë [X]. E ka përdorur si emër për sipërmarrjet e ndryshme biznesore – rasti më i njohur X.com, një bankë në internet të cilën e bashkëthemeloi në vitin 1999 e që më vonë u bashkua me një kompani tjetër për t’u bërë PayPal – si dhe për fëmijën e tij të parë me ish-të dashurën Grimes.

Homonimin e shkronjës mund ta konsiderojmë si përshkrim të përshtatshëm të asaj që dikur ishin reklamuesit më të mëdhenj të platformës: ish [ex] gjigantët e korporatave, si Apple, Disney dhe IBM, të cilët që të gjithë e braktisën pasi Musku gjatë muajit të kaluar e miratoi një postim antisemitik. Më vonë kërkoi falje dhe tha se ishte keqinterpretuar, megjithëse gjithashtu u tha ish-ëve [ex-ëve] që të “q…”!

Kështu, platforma po bie. Me Muskun në krye të saj, nuk dihet se ku do të jetë pas një viti. OED-ja, tash për tash, mbase duhet të heq dorë nga futja në faqet e saj e një fjale me një shkronjë. /Telegrafi/

Viti në një fjalë: LLM
Lexo po ashtu Viti në një fjalë: LLM