LAJMI I FUNDIT:

Viti në një fjalë: Atropoceni

Viti në një fjalë: Atropoceni
Ilustrimi: FT

Nga: Clive Cookson / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët e Tokës nisën të diskutojnë idenë se si njerëzimi – përmes efekteve të kombinuara të ndryshimeve klimatike, përmes ndotjes dhe zvogëlimit të biodiversitetit – e kishte shtyrë botën në një epokë të re gjeologjike.


Koncepti i Antropocenit – i sugjeruar për herë të parë në vitin 2000 – u kristalizua në vitin 2023 kur gjeologët zgjodhën një liqen të vogël në Kanada për të përfaqësuar fillimin e epokës së re.

Sedimentet e thella dhe të patrazuara nën ujërat e liqenit Krouford pranë Torontos, tregojnë grumbullimin e përbërjes me origjinë nga djegia e lëndëve fosile dhe prodhimet kimike, izotopet radioaktive nga teknologjia bërthamore dhe materialet biologjike nga speciet jovendore. Në korrik, një grup pune i Unionit Ndërkombëtar të Shkencave Gjeologjike e emëroi liqenin si lokacion zyrtar për monitorimin e Antropocenit. Këtë term kjo e solli në ndërgjegjen më të gjerë të publikut – dhe e përqendroi vëmendjen në ashpërsinë e ndikimit njerëzor në planetin tonë.

Nëse epoka e re me të vërtetë ka filluar, ajo do të zëvendësojë Holocenin që filloi 11700 vjet më parë në fund të Epokës së Akullit. Është një çështje e debatit shkencor, por viti 1950 është viti i favorshëm për Antropocenin.

Ndërkohë, shkencëtarët po paralajmërojnë se efektet njerëzore në mjedis po përhapen përtej Tokës, me thirrjet për të shpallur Antropocenin Hënor. Më shumë se 50 anije kozmike kanë trazuar tashmë sipërfaqen e Hënës.

Në Kongresin Ndërkombëtar Gjeologjik në Korenë e Jugut, në gusht 2024, gjeologët do të votojnë për propozimin e Antropocenit tokësor. Për fat të keq, provat për ndikimin tonë në planet mund të jenë edhe më të forta deri atëherë, me shumë shkencëtarë që parashikojnë nxehtësi të paprecedentë, zjarre dhe humbje habitati pas vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Viti në një fjalë: Mag7
Lexo po ashtu Viti në një fjalë: Mag7
Viti në një fjalë: X
Lexo po ashtu Viti në një fjalë: X
Viti në një fjalë: LLM
Lexo po ashtu Viti në një fjalë: LLM