LAJMI I FUNDIT:

VIP-at shqiptarë që i mbijetuan kohës (Foto)

VIP-at shqiptarë që i mbijetuan kohës (Foto)

Televizioni mund të jetë një nga eksperiencat më të bukura në jetë, por edhe nga më të lodhshmet.

Kënaqësia që të jep publiku është e pakrahasueshme  me asgjë tjetër, por nga ana tjetër duhet të dish gjithmonë të sjellësh inovacion, diçka të re dhe të bukur që ai mos të të “tradhtojë”.


Këtë gjë kanë bërë disa nga personazhe e njohura të ekranit, që duket se kanë bërë pakt me kohën dhe adhuruesit e tyre. I kemi parë në vitet ’80, në vitet ’90, në ato ’00 dhe vazhdojmë t’i shohim akoma edhe në ditët e sotme.

Por çfarë i bën këto personazhe gati “të pavdekshme” tashmë që interneti po i konsumon të gjithë?

Sali Berisha

Berisha është një nga emrat më të njohur e më të përfolur në epokën post-komuniste në Shqipëri. Fillimisht, ish-kryetari i Partisë Demokratike u bë presidenti i parë i Shqipërisë i zgjedhur në zgjedhje të lira e demokratike. Me profesion mjek kardiolog, Berisha ka arritur të bëjë një politikë të mirë, duke qëndruar për 8 vite si kryeministër i vendit, 5 vite si president dhe që prej prillit 1991 është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Sali Berisha është i njohur gjithashtu edhe për karizmën dhe humorin e tij fin.

Vera Grabocka

Që prej nisjes së “X Factor Albania”, emri Vera Grabocka filloi të ngulitej edhe në mendjen e brezit të ri. Regjisorja e njohur mori famë kur prodhoi spektaklin hit të viteve ‘90, “12 vallëzime pa një të shtunë”.  Më pas, bashkëshortja e kolosit të skenës, Timo Flloko, i solli publikut një sërë festivalesh e kompeticionesh, që i dhanë asaj edhe pëlqimin e audiencës.

Paçka se kanë kaluar vite, duket se figura e Vera Grabockës nuk mund të venitet dot me kalimin e kohës. Ajo solli në Shqipëri një nga formatet më të njohura në botë për sa i përket zbulimit të talenteve të reja, bashkë me Alketa Vejsiun. Pra, bëhet fjalë për “X Factor Albania”. Vera nuk u ndal me kaq, por ka realizuar edhe patenta të tjera, si “Dance With Me” dhe “Your Face Sounds Familiar”. Një gjë duam t’i themi regjisores që nuk njeh moshë: “Faleminderit Vera!”.

Rudina Magjistari

Prej vitesh pasditet shqiptare e kanë emrin “Rudina Magjistari”. Biondja e ëmbël ka prezantuar për herë të parë në moshën 15- vjeçare në TVSH programin e Vitit të Ri për të vijuar më pas me formate si “Taksi e rezervuar”, “Porta e gatit”, “T’kam zemër”, “Misioni Vazhdon”, Festivalin e Këngës, “Gjeniu i vogël”, “Takimi i pasdites” dhe së fundmi programin “Rudina”. Magjistari mund të themi se ka krijuar  tashmë një “brand” të vetin, që askush nuk e konkurron dot.

Aleksandër Gjoka

A është ai rrokeri më i mirë që kemi? Pa diskutim që po!

Aleksandër Gjoka u shfaq për herë të parë me “Këngët e rinisë”, duke sjellë më pas edhe një sërë hitesh të cilat i dëgjojmë edhe sot e kësaj dite me të njëjtën kërshëri. “Kuturu”, “Ditë dimri”, “E dua dashurinë” dhe “Dashurisë së shkuar” janë disa prej këngëve më të njohur të Gjokës. I gjithë ky talent është trashëguar edhe te nipi i tij, Renisi. Kështu mbiemri Gjoka do të qëndrojë gjatë në vëmendjen tonë.

Eli Fara

Përveçse është cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare, Eli Fara e ka marrë të gjithë vëmendjen me anë të këngëve dhe performancave të saj. Fillimet e saj Eli i ka në Festivalin e Gjirokastrës në 1988-n dhe që prej asaj kohe nuk është ndalur për asnjë moment, qoftë me koncerte, qoftë me këngë të reja apo  videoklipe.

Adi Krasta

Adi Krasta është kthyer në një model për të gjithë të rinjtë që synojnë televizionin dhe kjo jo pa shkak. Në fillimet e tij, Adi iu përkushtua radios, ku zhvilloi disa nga emisionet e tij të para, si “Jeta, kultura, arti”. Nga radio kaloi më pas në televizion, ku bashkë me Rovena Dilon drejtuan programin “Mbrëmje kulturore” dhe më pas “12 javë” në bashkëpunim me Vera Grabockën. Përveç kësaj, Krasta prezantoi edhe 5 edicione të Festivalit të Këngës në TVSH, për të kaluar më vonë në “Ethet e së premtes mbrëma”, talent show-n e parë shqiptar. Pasi kaloi pak kohë në Top Channel, Adi u zhvendos në Vizion Plus me “A Show” deri në vitin 2013, kur më pas u transferua në Agon Channel. Tashmë Krasta moderon “E Diell” në Top Channel.

Mihrije Braha

Nëse ka një artiste që di të jetë seksi edhe në të 50-at, ajo është Mihrije Braha.

Këngëtarja nga Kosova e filloi karrierën e saj në 1982-shin për të mos u ndalur më kurrë. Mihrija ka publikuar një sërë këngësh, si “Refuzova” apo “Shtëpia ime”. Duket se fati ka dashur që edhe partneri i këngëtares të ketë të njëjtin pasion si ajo.

Edhe pse Braha ka mbi supe një gjysmë shekulli, ajo sjell vazhdimisht projekte duke konkurruar artistet e reja.

Ardit Gjebrea

Ai është kthyer në bashkëshoqëruesin e të dielave tona me programin “E diela shqiptare”. Përpara se të niste këtë program, Arditi u bë i njohur me produktet e tij muzikore, ku ia vlen të përmendim “Se të kam shpirt”, “Makina e memories”, “Kur braktis atë që do”, “Ja ku jam” etj. Arditi mban gjithashtu edhe vulën e një prej festivaleve më të njohura në vend, “Kënga Magjike”, që ka 19 vite që organizohet dhe mbledh artistët më në zë të trevave shqipfolëse.

Valbona Selimllari

Ish-miss-i i parë shqiptar apo gruaja që nuk di të plaket? Mund t’i vëmë çfarëdo epiteti, por një gjë dimë të themi me shumë siguri: Valbona Selimllari duket sikur sapo ka dalë në skenë.

E kemi parë jo vetëm në evente bukurie, por edhe në spektakle të ndryshme, si “Dance With Me”. Tashmë është bërë pjesë e “skuadrës” së kryebashkiakut Veliaj për punët sociale dhe e shohim në terren, duke ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kjo do të thotë të përdorësh famën për të bërë diçka të mirë! Nëse koha do të bëjë të vetën, një gjë është e sigurt: Valbona do të mbetet sërish e bukur në shpirt.

Albërie Hadërgjonaj

Besojmë se Albëria nuk ka nevojë për prezantim, pasi vetë emri i saj flet shumë.

Që në daljet e saj të para ajo ka ditur të tërheqë publikun me zërin mjaft unik e të veçantë. Përmendim këtu këngë si “Mirësia dhe e vërteta”, “Ti nuk je”, “Ik tani”, “Kur nuk shkon, nuk shkon”. Albëria ka eksperimentuar edhe me këngë folklorike dhe patriotike, madje i ka kushtuar këngë edhe të madhit Ibrahim Rugova, “Nderi i Kombit”.

Nëse shumicën prej nesh, mosha e detyron të ngadalësojë ritmin e punës, me Hadërgjonajn ndodh e kundërta, ajo shpejton ritmet!  Për format dhe për bukurinë s’po flasim fare.

Agron Llaka

Përsëri do të na duhet të kthehemi te “12 vallëzime pa një të shtunë”, pasi edhe Llaka ishte pjesë e këtij produksioni. Përveç këtij programi, moderatori dhe aktori është shfaqur në “12 në Hollywood” dhe  “12 javë rreth fatit”.

Bujën më të madhe e mori kur u bë pjesë e “Portokalli”-së, si moderator dhe aktor. Pas spektaklit të humorit në Top Channel, Agroni drejton prej vitesh programin e suksesshëm të humorit “Al-Pazar”, por këtë herë në Vizion Plus.

Aurela Gaçe

Kot nuk thonë, ëmbëlsira për në fund!

Në të vërtetë, Aurela daljen e saj të parë e ka shënuar në vitin 1993, në festivalin e RTSH-së dhe që prej asaj performance, Gaçe nuk është ndalur.

Ajo numëron dhjetëra këngë, qindra performanca e koncerte gjatë gjithë jetës së saj. Nëse nuk e njihni për këngën e saj (gjë që zor se ndodh), e mbani mend për energjinë e madhe që përçon në skenë. Të njëjtën energji që e tregoi në një nga kompeticionet më të mëdha në glob “Eurosong” me “Feel the Passion”.

Aurela ka sjellë në jetë dy vajza, por kjo s’e ka ndaluar të ngjitet në skenë dhe të japë 120% të saj. I mbani mend këngët “Nata”, “Fati ynë shpresë e marrëzi” apo  “Origjinale”?  Epo, të tria mbajnë vulën e Gaçes. Nëse kujtoni se mëmësia do ta ndalojë artisten, gaboheni rëndë! Por do t’ia lëmë në dorë vetë Aurelës të na tregojë se do ta ndezë skenën edhe kur të jetë bërë gjyshe. /Blitz.al/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori